Plaçkiten zyrat e UNMIK në Zubin Potok dhe Lleposaviq

Kosovska policija polomila ćiriličnu tablu na opštini Zubin Potok
Burim: Kosovo Online

Zyrat e UNMIK në godinat komunale në Lleposaviq dhe Zubin Potok janë plaçkitur dhe prej ambjenteve janë grabitur mobiljet e zyrave, frigoriferi dhe sende të tjera, mëson Kosovo Onlajn prej burimeve diplomatike në Prishtinë. Të vetmit që ndodhen në godinën komunale në Zubin Potok prej majit, janë pjesëtarët e Policisë Kosovare.

Deri në protestat e majit pas zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, UNMIK përdorte zyrat në godinat e kuvendeve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Lleposaviq.

Siç mëson Kosovo Onlajn prej burimeve diplomatike në Kosovë, zyrtarët e UNMIK të hënën nën asistimin e UNMIK erdhën për të vizituar zyrat me qëllim që aty të gjenin situatën e radhës. 

“Në Lleposaviq në zyrën e tyre kanë hyrë zyrtarët aktualë komunalë dhe tabela e Unmikut është hequr. Në Zubin Potok zyra e Unmik është vandalizuar, janë grabitur mobiljet e zyrës, frigoriferi dhe sende të tjera dhe të vetmit që ndodhen në godinën komunale të Zubin Potokut prej majit, janë pjesëtarët e Policisë Kosovare” na ka thënë anëtari i komunitetit diplomatik në Kosovë.

Prej UNMIK-ut për Kosovo Onlajn konfirmohet grabitja e zyrës së tyre.

“Qasja e UNMIK në zyrat që ndodhen në godinat komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Lleposaviq është kufizuar qysh prej incidenteve të majit 2023. Unmik ka vizituar zyrat e veta dhe në disa raste sesi të rikthejë pjesën e pronës së tyre dhe për të vlerësuar hapësirat me mbështetjen e KFOR dhe në koordinim me autoritetet kosovare. UNMIK shprehu shqetësimin e vet tek autoritetet kosovare për hyrjen e paautorizuar në ambjentet e veta dhe kujtoi se ambjentet dhe prona e Kombeve të Bashkuara janë të pacënueshme dhe se qasja në këto ambjente, duhet të mbrohen dhe garantohen në çdo moment” thuhet në përgjigjen me shkrim nga UNMIK.

Sipas Konventës për privilegjet dhe imunitetet e Kombeve të Bashkuara, Konventa të cilën Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi më 13 shkurt të vitit 1946 në Nju Jork, mjediset e Kombeve të Bashkuara janë të pacënueshme.

Pasuritë dhe asetet e Kombeve të Bashkuara, kudo që ndodhen dhe kushdo që i zotëron ato, duhet të mbrohen nga kontrollet, rekuizimi, konfiskimi, shpronësimi dhe çdo forme tjetër ndërhyrjeje, qoftë me veprim egzekutiv, administrativ, gjyqësor apo legjislativ.