Escobar: Qeveria e Kosovës të ndryshojë qasjen "merre ose lëre", e kanë të qartë detyrimet e tyre

Gabrijel Eskobar
Burim: Kosovo Online

Është koha për një qasje të re të partnerëve në kuadër të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, tha zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, përcjell Zëri i Amerikës.

Escobar ndodhet në Nju Jork me rastin e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku diskutoi dhe planifikon takime me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai saktësoi se pas një mos suksesi tjetër të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duhet të ndryshohet qasja nga ana e palës që, siç ka treguar ai, vepron sipas parimit - merre ose lëre.

“E kam fjalën konkretisht për Qeverinë e Kosovës. Ata e kanë të qartë se cilat janë përgjegjësitë e tyre. Dhe mendoj se deklarata e Borelit ishte shumë e qartë. Ne vazhdojmë ta inkurajojmë Serbinë që të jetë konstruktive dhe e durueshme. Ne vazhdojmë t'i kërkojmë asaj që të mos bëjë asgjë që kontribuon në destabilizimin e Kosovës. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për dialog. Nuk ka alternativë për rajonin – përveç integrimit evropian”, tha Escobar.

Ai shtoi se nuk i pranon kritikat për përfshirjen e ndërmjetësuesit në bisedime, diplomatit Miroslav Lajçak.

“Lajçak gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”. Pas mos suksesit të bisedimeve, 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian shprehën publikisht mbështetjen e tyre për Lajçakun. Pra, kjo është diçka me të cilën (Kurti, red.) do të duhet të merret. Lajçaku dhe dialogu nuk do të zhduken. Një vend me një milion e gjysmë banorë nuk do ta bindë komunitetin transatlantik me 700,000,000 njerëz të ndryshojë taktikat e tij”, tha Escobar.

Ai thekson se nevojitet një qasje më pragmatike e Qeverisë së Kosovës.

“Gjatë javës së kaluar më shqetësoi informacioni se Lajçaku ishte cak i sulmeve në rrjetet sociale të Kosovës, i kam kërkuar presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti që t’i dënojnë. Nuk po them se vijnë nga radhët e Qeverisë së Kosovës. Por duhet theksuar qartë se sulmet e papranueshme janë të natyrës personale për një të dërguar special”, ka thënë Escobar.

Duke iu referuar faktit se Serbia edhe një herë dështoi të respektojë politikën ndëshkuese të aleatëve perëndimorë ndaj Rusisë, Escobar theksoi se ai vend nuk duhet të jetë, siç tha ai, i huaj në familjen evropiane.

“Unë do të them se ne besojmë se Serbia duhet të vendosë sanksione. Ajo nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta bërë këtë dhe është e qartë se është një shtet që zbaton në mënyrë të pavarur politikën e vet të jashtme. Pra, kjo është ajo që ne vazhdimisht e kemi përcjellë dhe do ta përsëris”, ka theksuar Escobar, i cili, siç tha ai, ende nuk ka biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për shkak të orarit të ngjeshur.

“Shpresoj të shihemi gjatë javës”, shtoi Escobar.