Eskobar: Liderët treguan trimëri politike

Gabriel Eskobar
Burim: Kosovo Online

I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar, është shprehur i kënaqur për marrëveshjen e arritur në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes Sërbisë e Kosovës në Ohër.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur me marrëveshjen e arritur. U jam shumë mirënjohës miqve europianë që na sollën deri këtu, ndërsa liderët kanë shfaqur trimëri politike për atë që kanë arritur“ ka thënë Eskobar në deklaratën e shkurtër dhënë gazetarëve.

Ai vlerësoi se kjo marrëveshje ka një domethënie të madhe për rajonin.