Euleks: Kërkuam që organet kompetente të hulumtojnë urgjentisht pretendimet për abuzimin me Subotiqin

Euleks
Burim: Ekonomia Online

Misioni i Unionit Europian për të drejtën ligjore Euleks ka theksuar për Kosovo onlajn se kërkuan prej organeve kompetente që urgjentisht dhe me efikasitet të hulumtojnë të gjitha pretendimet për abuzim ndaj Millosh Subotiqit nga Mitrovica e Veriut.

 

Përsa i përket pretendimeve për keqtrajtim që paraqiti M. S., Euleks përshëndet vendimin e Policisë Kosovare që të informojë Inspektoriatin Policor Kosovar që të ndërmarrë hetime rreth këtyre pretendimeve.

“Ndalimi i torturës dhe trajtimit ose sjelljes çnjerëzore ose dënuese është absolute. Kërkojmë me vendosmëri që autoritetet kompetente të hetojnë urgjentisht dhe me efikasitet të gjitha pretendimet për abuzim” bëhet e ditur në përgjigjen që i është kthyer Kosovo onlajn.

Në këtë kontekst dhe në përputhje me mandatin e Euleks, vërehet se roli i tyre është të ndjekin hetim që e udhëheq Inspektoriati Policor i Kosovës e kështu besojnë dhe organet e akuzës.

“Kujtojmë se përmes rolit tonë monitorues dhe këshillues, Euleks mbetet i përkushtuar të mbështesë mirëqeverisjen tek institucionet kosovare në mënyrë që ato të jenë të qëndrueshme, të përgjegjshme dhe të afta për të garantuar me efikasitet të drejtat e të gjithëve pa diskriminim. Nëse përmes aktiviteteve tona identifikohen mangësi serioze, Misioni i zgjidh ato me autoritetet përkatëse përgjegjëse” thuhet.