Gero: Franca mbështet plotësisht Kfor dhe komandantin e tij, roli i këtij Misioni i pazëvendësueshëm
Ambasadori i Francës në Prishtinë Olivije Gero ka thënë mbrëmjen e sotme se Franca mbështet plotësisht Kfor dhe komandatin e tij, duke kujtuar se Kfor ka rol të pazëvendësueshëm në ofrimin e sigurisë në rajon dhe se meriton respektin e të gjithë aktorëve.
Gero në rrjetin social “X“ ka bërë të ditur se do të vijojë të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme Kfor-it “në kontekstin në të cilin dizinformimi iinformacioneve është bërë sistematik”.
“Franca mbështet totalisht Kfor dhe komandantin e tij. Prej themelimit të tij, Kfor ka patur dhe do të vazhdojë të ketë rol të pazëvendësueshëm në ofrimin e sigurisë për të gjithë. Meriton respekt dhe mirënjohje nga të gjithë aktorët në rajon. Franca do të vijojë t’i ofrojë mbështetjen e nevojshme në kontekstin në të cilin dizinformimi dhe manipulimi po bëhen sistematike”, ka shkruar Gero.
Ky i fundit vlerësoi mediat, të cilat, sikurse tha, raportuan saktësisht rreth rolit të KFOR në përpjekjet për të gjetur trupin e personit të zhdukur në liqenin e Ujmanit.
Pjestarët e FSK u përfshinë mëngjesin e sotëm në kërkimin e të riut të zhdukur në liqenin e Ujmanit me lejen e Kfor.
Sikurse informohet nga ky Mision, komandanti i Kfor gjeneral-major Enriko Barduani lejoi Forcat e Sigurisë Kosovare të dislokojnë skuadrat për kërkim-shpëtimin në zonën e liqenit të Ujmanit, por kjo leje u kushtëzua me përmbushjen e kërkesave specifike që përcaktoi vetë KFOR i cili ofroi siguri gjatë gjithë aksionit të kërkimit.
0 komentet