Fillipoviq: Askush nuk është dënuar për shkak të Ligjit për përdorimin e gjuhës, as gjykatat nuk e respektojnë atë

Jovana Filipović
Burim: Kosovo Online

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Kosovë nuk respektohet as në institucionet që bëjnë ligje dhe as në ato që i zbatojnë, siç janë gjykatat, e vlerësuar avokatja Jovana Fillipoviq për Kosovo online. Ajo tregon se shpeshherë ka vonesa dhe shtyrje të seancave për shkak se dokumentet nuk përkthehen në serbisht ose vonohet përkthimi.

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Kosovë tingëllon i mirë në teori, pohon Fillpoviq, por në praktikë nuk është kështu.

“Nuk është aspak e rrallë që palët t’i drejtohen në gjuhën e tyre amtare, nuk ka rëndësi a janë serbë apo pjesëtarë të një komuniteti tjetër joshumicë, dhe atëherë vendimet e organeve shtetërore apo të gjykatave merren vetëm në gjuhën shqipe. Kjo, natyrisht, ndikon në efikasitetin e trajtimit. Palët janë të ekspozuara ndaj kostove të panevojshme sepse bëjnë kërkesa të përsëritura për t'iu dorëzuar të njëjtin vendim në përkthim. Në këtë kuptim, shumë palë as që e dinë se kanë të drejtë të kërkojnë përkthimin e vendimeve të tyre, por e përdorin vetë përkthimin, qofte nepermjet Google ose me ane te dikujt qe e njeh gjuhen shqipe ia dalin ne cdo menyre, por sigurisht qe nuk eshte e drejte dhe nuk duhet te jete keshtu, por ashtu si eshte sipas shkronjes se ligjit. Nëse pala është drejtuar në një gjuhë, edhe përgjigja e atij institucioni duhet të jetë në të njëjtën gjuhë”, thotë Fillipoviq.


Ajo thekson se shumë shpesh ndodh që shkresat e lëndëve të mos përkthehen në gjuhën serbe dhe se ky është problem kur bëhet fjalë për lëndë të rënda penale, gjë që çon në shtyrjen e seancave.

“Po ashtu, në të gjitha rastet e tjera ka vonesë për faktin se nuk kemi përkthim, qoftë procesverbal apo shkresa të tjera të lëndës pa të cilat nuk mund të vazhdojmë të punojmë. Ne, për shembull, kemi një situatë ku në një procedurë shumë të rëndësishme, e cila ka pesë vite të plota në gjykatën e Prishtinës, nuk kemi marrë asnjë procesverbal për vitin e fundit dhe që nga fillimi i procedurës kemi marrë vetëm katër përkthime. Nuk mund ta japim fjalën përfundimtare në atë procedurë derisa t'i marrim të gjitha shkresat e lëndës dhe natyrisht se çdo seancë e mëpasshme do të shtyhet pikërisht për këtë arsye”, thotë Fillipoviq.

Zbatimi më i mirë i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, shton ajo, mund të arrihet nëse respektohen dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me obligimin për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë në vende të caktuara të punës.

“Deri më tani kemi pasur problem me verifikimin e diplomave, ndaj realizimi i kësaj të drejte ka qenë i vështirë. Tani që kjo çështje po zgjidhet, mbetet vetëm t'u bëjmë thirrje autoriteteve që ta zbatojnë ligjin dhe të punësojnë pjesëtarë të komuniteteve joshumicë, gjë që do të zvogëlojë punën për përkthyesit që mungojnë në të gjitha institucionet”, përfundoi Fillipoviq.

Do bolje primene Zakona o upotrebi jezika, dodaje ona, može doći ukoliko bi se krenulo sa poštovanjem zakonskih odredbi koje se tiču obaveze da na određenim radnim mestima budu zaposleni pripadnici nevećinskih zajednica.

„Do sada smo imali problem sa verifikacijom diploma, pa je ostvarivanje ovog prava bilo otežano. Sada kada se ovo pitanje rešava, ostaje samo da se pozovu nadležni da zakon sprovedu i zaposle upravo pripadnike nevećinskih zajednica usled čega će smanjiti i obim posla prevodiocima koji nedostaju u svim institucijama“, zaključila je Filipović.