Lista Sërbe: Arrestimi i sotëm në Lleposaviq mesazh sërbëve se nuk kanë të drejtën e protestës

Srpska lista
Burim: Facebook

Arrestimi i sotëm i Nebojsha Virijeviqit në Lleposaviq, është mesazh i dukshëm për mbarë sërbët se nuk kanë të drejtë për të protestuar dhe as shprehje të qëndrimeve politike, deklaron Lista Sërbe.

“Dënojmë ashpër arrestimin e pabazë dhe ndalimit të Nebojsha Virijeviqit, i cili ka për qëllim të frikësojë qytetarët e Lleposaviqit se si të ndalin të protestojnë demokratikisht për më shumë se dy muaj, duke kërkuar që kryekomunari ilegal dhe forcat speciale të Kurtit të braktisin godinën e komunës në të cilën hynë dhunshëm dhe pa asnjë arsye t’u pamundësohet që qytetarët të ushtrojnë të drejtat e tyre Arrestimi i sotëm është mesazh i qartë për të gjithë sërbët se nuk kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin qëndrim politik, për më tepër sërbëve u mohohet nga regjimi i Kurtit, i cili erdhi në pushtet pas dhjetëra protestave më shumë se të dhunshme” thuhet në deklaratë.

Me keqardhje, Lista Sërbe konstaton se “kjo polici e Kurtit kurrë nuk ka qenë kaq e zellshme ndaj atyre që sulmojnë sërbët dhe kërcënojnë se do t'i dëbojnë, si në veri ashtu edhe në jug të Kosovës”.

“Që gjërat të jenë edhe më keq, Virijeviq, si njeri i pafajshëm, sot është në paraburgim në vend të fëmijëve të tij, bazuar në raportin e rendësit të Kurtit, Radoica Radomiroviq, i cili është një nga sërbët e paktë që i bindet regjimit të Albin Kurtit, ku populli sërb e shikon me përçmim, e fal atë sepse ata nuk dinë çfarë bëjnë, por nuk e harron”, thekson Lista Sërbe.

Po të kishte drejtësi dhe prova, shtohet se, Radoica Radomiroviq do të ishte në paraburgim, sepse e kaluara e tij është e mbushur me vepra kriminale, ndër të tjera, edhe për kërcënime ndaj qytetares së Lleposaviqit dhe fëmijëve të saj të mitur.

Ky arrestim i pabazë, thotë Lista Sërbe, nuk është rrugë drejt de-eskalimit, por eskalim i shtuar.  

"Kërkojmë që Virijeviq, i cili është njeri familjar dhe dikush që respektohet nga të gjithë në Lleposaviq, menjëherë të lihet i lirë sepse nuk ka kryer asnjë vepër penale e as kundërvajtje. Njëkohësisht ftojmë komunitetin ndërkombëtar që të pushojë së heshturi ndaj terrorit që vuajnë sërbët, ndërsa qytetarët e Lleposaviqit të jenë të bashkuar dhe unifikuar pasi shteti i Sërbisë është me popullin sërb” thuhet në deklaratën e Listës Sërbe.