Steviq: Vetvendosja ende nuk pajtohet që dikush prej Listës Sërbe të jetë nënkryetar i Kuvendit

Lazar Stević
Burim: Kosovo Online

Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese që deputetëve u ndalohet çdo aktivitet apo nisjen e procedurës për formimin e qeverie të re të Kosovës skadon për dy ditë, ndërsa gazetari nga Mitrovica e Veriut, Llazar Steviq, thotë se edhe pas kësaj date, Vetëvendosja do të "vijojë me historinë që ka ndërmarrë dhe para vendimit të gjykatës". Sikurse thekson, ata nuk pajtohen që dikush nga Lista Sërbe të jetë nënkryetar i Kuvendit, ndonëse ky vend i garantohet me Kushtetutë partisë më të madhe sërbe në parlament.

Steviq thotë se në këtë moment "të gjithë nervozohen nëse Kuvendi është konstituuar apo jo".

Ndonëse në disa raste kritikoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas ankesës së Listës Sërbe për masën e përkohshme, sipas Steviqit, Vetëvendosja e mirëpriti atë, sepse propozuan mandatar pavarësisht faktit se ai nuk mund të zgjidhej për shkak të bllokadës së Kuvendit.

“Ata sigurisht që e shfrytëzuan këtë moment ndërsa Kuvendi nuk po punonte për t’i ‘kthyer’ deputetët që nuk donin të votonin për ta, që të votonin për qeverinë e re. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë dhe nëse Kuvendi do të zgjedhë nënkryetar legjitim nga komuniteti sërb apo Vetëvendosja së bashku me partnerët e vet të koalicionit, do të vazhdojë të luajë atë lojë politike dhe të sforcojë përfaqësuesit e komunitetit sërb që janë pakicë në parlament dhe e dimë shumë mirë që mendojnë për Nenad Rashiqin dhe partinë e tij”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Ai kujton se disa deputetë nga Vetëvendosja thanë se nëse Gjykata Kushtetuese urdhëron që nënkryetari duhet të jetë nga Lista Sërbe, ata nuk do të votojnë për përfaqësuesin e saj.

“Nëse bllokada vazhdon, do të pasojnë zgjedhje të reja parlamentare, egzistojnë afate ligjore nëse vjen tek kjo. Me shumë gjasa është që Kosova pas zgjedhjeve vendore, shumë shpejt të ketë zgjedhje të reja parlamentare”, konkludon Steviq.