Gashiq: Asnjë listë nuk do të na pengojë të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Bratislav Gašić
Burim: Ministarstvo unutrašnjih poslova Srbije

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Bratisllav Gashiq, tha se asnjë listë nuk do ta pengojë dhe frikësojë Serbinë që të mbrojë popullin e saj në Kosovë.

“Provokimet dhe kërcënimet e vazhdueshme të ventrilokusit të Kurtit, Armend Muja, janë një tjetër tregues se përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Prishtinë nuk do t'i lënë kurrë të qetë serbët. Lista e sotme të publikuar nga Muja nuk është gjë tjetër veçse një listë vrasjesh. Një listë në të cilën ndër të tjera, përveç presidentit Vuçiq, djalit të tij Danillo dhe vëllait Andrej, jam përfshirë edhe unë”, thotë Gashiq.

Gashiq shton se “zëdhënësi i Kurtit duhet ta dijë se kurrë nuk kërcënohet me armë bosh”.

“Asnjë listë nuk do të na pengojë dhe na frikësojë të mbrojmë popullin tonë në Kosovë e Metohi dhe ne do të jemi gjithmonë aty për t'i mbrojtur ata”, përfundoi Gashiq.