Stuhi e re për liqenin-kush u’a ka lënë amanet Ujmanin?

Jezero Gazivode
Burim: Kosovo Online

Ujmani prej vitesh ka qenë pikë grindjeje mes Prishtinës dhe Beogradit dhe shkëndijat sërish kërcënojnë të ndizen pas deklaratave të anëtarëve të Vetëvendosjes se ky liqen u është “trashëguar nga të parët e tyre”. Ndërsa sërbët në veri të tilla deklarata i përjetojnë si provokime dhe janë gjithnjë e më të shqetësuar për sigurinë, historianët paralajmërojnë për një rishkrim tjetër të fakteve nga ana e regjimit në Prishtinë, i cili synon të "zhytë" gjithë trashëgiminë kulturore dhe historike sërbe në Kosovë.

Shkruar nga: Petar Rosiq

Që nga shpallja e pavarësisë, Ujmani është bërë një çështje kyçe në negociatat politike mes Beogradit dhe Prishtinës. Kontrolli mbi liqenin ka gjithnjë e më shumë rëndësi simbolike përveç asaj praktike.

Ujmani prej shpalljes së pavarësisë ka mbetur çështje themelore në negociatat politike mes Beogradit dhe Prishtinës. Kontrolli ndaj liqenit përveç praktikës gjithmonë e më shumë ka domethënie simbolike. Prej këtej autoritetet në Prishtinë po mundohen me çdo mënyrë të mundshme që të dëshmojnë se e menaxhojnë Ujmanin përditë duke publikuar selfie nga liqeni, dhe tërhequr plazhistët dhe organizuar manifestime.

Javën e kaluar me hedhjet nga ura në liqen u shënua dhe Dita e përkujtimit të policëve të vrarë në krye të detyrës. Vetëvendosja e Albin Kurtit shfrytëzoi rastin për të thënë se Ujmani është diçka më me vlerë që ka Kosova dhe se atyre u’a kanë “trashëguar të parët”.

Politikanë të shumtë shqiptarë nga opozita kritikuan qeverinë e Albin Kurtit, duke pretenduar se me “farsën e Ujmanit” popullit i japin “bukë e lojëra” ndërkohë ruhet nga forcat speciale.

Në anën tjetër, sërbët në veri të Kosovës thonë për Kosovo Onlajn se këto aksione të qeverisë së Kurtit dhe deklaratat për “trashëgim” i kanë shqetësuar shumë.

“Provokim i pastër. Kush u’a la? Që kur kështu shqiptari banon në Zubin Potok? Kurrë. Nuk rezulton në histori që të ketë egzistuar“, na tha një banor i Kollashinit të Ibrit

Bojan Kovaçeviq kujton se sesi u ndërtua ky liqen artificial me përmbytjen e fshatit sërb.

“Kjo është gënjeshtër totale. Ujmani është yni, pasi më herët në shekullin XIII, shkolla e parë sërbe e vashave u themelua në kopështin e Jelena Anzhujskas, mbretëreshës sërbe. Aty u përmbytën kisha e shkolla dhe disa fshatra u përmbytën aty ku sot ndodhet Ujmani. Një prej fshatrave më të mëdhenj në Kollashin ka qenë Rezalo, që u përmbyt ku sot është liqeni. Askush nuk mund t’ua lërë atyre si amanet dhe as të mund të jetë e tyre. Përherë ka qenë yni. Ajo çka kanë ndonjë forcë që e përdorin për propagandën e tyre që të jetë e tyre, mund të janë më të fortë për momentin, por nuk është kështu” ka thënë Kovaçeviq.

Ky i fundit shton se shumë pak shqiptarë kanë qenë në Kollashin dhe për t’u larë kryesisht kanë ardhur nga Çabra.

"Por shumë pak. Ndërsa tani, nuk jemi as të sigurt për të shkuar që të lahemi me fëmijët. Këndojnë këngë shqiptare, përmendin UÇK... Këto fëmijët dhe gratë i dëgjojnë... Nuk sillen mirë, por s’kemi cfarë të bëjmë”, shton ai.

Banori tjetër i Kollashinit të Ibrit shton se vizitorët shqiptarë janë përë fekuentues vetëm këtë vit. “Besoj se liqeni është yni ndërsa këtë vit shqiptarët dhe njerëzit nga ana jugore vijnë dhe na provokojnë. Besoj se kjo nuk është në rregull pasi ata që vijnë shpesh, vite më parë nuk e kanë merituar. Gjithçka do të ishte në rregull që ata këtu të mos provokojnë dhe mos t’a bëjnë këtë në të tillë mënyrë”, thotë ky i ri i cili ashtu sikurse të gjithë qytetarët e tjerë thonë se nuk ndihen më të sigurtë.

Indinjatën e banorëve për rishikimin e historisë e konfirmon dhe profesori i Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Mitrovicës së Veriut Lluka Jovanoviq. Ai vlerëson se shqiptarët, si çdo gjë tjetër që është sërbe në Kosovë, dëshirojnë të fshijnë karakterin etnik, kulturor e religjioz të Ujmanit.

Jovanoviq për Kosovo Onlajn bën të ditur se e gjithë hapësira gjeografike e Kollashinit të Ibrit përfaqëson një tërësi e cila përmes të kaluarës ka qenë e banuar ekskluzivisht nga sërbët dhe e cila, si në aspektin kulturor, gjuhësor dhe historik, nxjerr frymon karakter të pastër sërb.

“Përgjatë historisë kemi mundur të shikojmë se në ato 12 kilometra katrorë ku sot shtrihet liqeni i Ujmanit, më herët egzistonin 14 fshatra tërësisht sërbë të shpërngulura në vitet ‘70 në mes të ndërtimit të liqenit të akumuluar. Në atë hapësirë nën liqen, shtrihen shtëpi sërbe, shtrihen fshatra sërbe, kisha të panumërta dhe dy manastire sërbe”, thotë profesori nga Mitrovica e Veriut.

Kujton se në hapësirën e Kollashinit të Ibrit në mesjetë mbretëresha Jelena Anzhujska bëri selinë e saj prej të cilës drejtonte shtetin së bashku me bijtë e vet Milutinin dhe Dragutinin.

Në periudhën e mëvonshme, në fund të shekullit të XIX dhe fillim shekullin XX  kur e gjithë hapësira Ballkanit përjetoi trazira etnike tektonike, pikërisht hapësira e Kollashinit të Ibrit, sikurse thotë ai, ruajti karakter të pastër sërb.

Thekson se furnizimi i sotshëm i Prishtinës dhe mbarë përreth me ujë dhe korrent varet eksluzivisht nga liqeni i Ujmanit i cili mbush liqenin e Graçanicës dhe ftoh termocentralin Obilliq por dhe që Sërbia me këtë kurrë nuk ka abuzuar.

“Unë dua të them se në vitet pas 1999, 2004. dhe 2008, edhe pse Ujmani ishte në duart sërbe, Prishtinës kurrë nuk i ka munguar as korrenti, as uji dhe se si mitrovicarëve si zveçanasve dhe kollashiniotëve, autoritetet prishtinase në çdo moment kanë parë, si të thuash, të ndalin ujin dhe korrentin. Dhe atëherë edhe një herë treguam anën tonë humane dhe se jemi njerëz më të mëdhenj se ata që na persekutojnë” nënvizon bashkëbiseduesi ynë.

Ai përmend faktin se shqiptarët dhe pavarësisht gjithë kësaj ashtu sikurse çdo tjetër që është në territorin e Kosovës, sot rishkruajnë historinë dhe etimologjinë e Ujmanit, duke shuar karakterin etnik, kulturor e religjioz sërb.

“Pikërisht ato deklarata që shqiptarëve të parët u’a kanë lënë liqenin e Ujmanit ashtu sikurse ata e thërrasin, mund vetëm të aludoj në faktin se duke ditur atë të dhënë që 14 fshatra sërbë u shpërngulën që Ujmani të ndërtohej, ata sërish lëvizin në këtë linjë irredentiste që gjithçka që ka të bëjë me shpërnguljen e madhe të sërbëve, pogromin e madh të sërbëve, mund të ketë lidhje me shqiptarët dhe të parët e tyre”, thotë Jovanoviq.

Politikanët nga Prishtina si argument të tyrin rreth pronësisë së Ujmanit shpesh theksojnë se ai është ndërtuar me fondet e Kosovës. Bashkëpunëtori shkencor i Institutit për kulturë sërbe në Lleposaviq dr Petar Ristanoviq thotë se të tilla pretendime janë në thelb jot ë sakta pasi Sërbia ende vijon të paguajë kredinë Bankës Botërore qysh prej vitit 1972.

Ristanoviq sqaron për Kosovo Onlajn se ky hisdrosistem në Ibër u ndërtua pas përgatitjeve të gjata si një projekt krucial për zhvillimin e Kosovës.

“Idea ka qenë që të bëhet sistem i madh Ibër-Lepenac, që duhej të prodhonte energji elektrike, të siguronte furnizim me ujë për pjesën më të madhe të Kosovës dhe sigurisht të sillte përfitime ekonomike në krahinë. Kështu që në vitin 1972 u tërhoq kredia nga Banka Botërore dhe nisi ndërtimi i projektit. Pas 12 vitesh përfundoi vetëm një pjesë. Lepenaci, gjysma e ngelur, kurrë nuk u ndërtua”, bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.

Ai shton se domethënia e Ujmanit sot për Kosovën është thelbësore, pasi bëhet fjalë për një nga objektet me rëndësi strategjike.

“Pa ujin e Ujmanit, një pjesë e mirë e Kosovës qëndrore nuk do të kishte furnizim me ujë. Dhe akoma më e rëndësishme me ujin e Ujmanit ftohen termocentralet Kosova A dhe Kosova B, pa të cilin Kosova faktikisht nuk do të kishte sasinë e mjaftueshme të korrentit për përdorim. Në fund, Ujmani është i rëndësishëm dhe për ndonjë aspekt ekonomik të rëndësishëm, megjithëse ai në mbarë këtë situatë është më i pakti” bën të ditur ai.

Pretendimeve të anëtarëve të Vetvendosjes se Ujmani është i shqiptarëve pasi ua kanë “lënë trashëgimi të parët”, Ristanoviq përgjigjet se ai është “liqen në trashëgimi që është lënë nga ish Jugosllavia” pra qeveria federative e cila garantonte kreditë Bankës Botërore.

“Politikanët e Kosovës shpesh shprehen se Ujmani, ose që hidrosistemi i Ibrit është paguar me fondet e Kosovës, çka formalisht është e saktë, por thelbësisht është e pasaktë. Fondet u kaluan tek ndërmarrjet që u themeluan në Kosovë, në Prishtinë, por këto fonde kanë qenë të Bankës Botërore të cilat garantoheshin nga qeveria federative. Me aq sa dihet, Sërbia vijon ende të paguajë disa pjesë të fundit të këtij krediti” thotë ai.

Në mënyrë konstante ribëjnë historinë si dhe me rastin e Ujmanit, Ristanoviq e shikon si model sjelljeje të regjimit në Prishtinë me në krye Albin Kurtin.

“Mendoj se kjo njehësohet në një mënyrë me sjelljen e qeverisë aktuale në Prishtinë dhe konkretisht Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët bëjnë kërkesa maksimale, pa asnjë vullnet për bisedime dhe negociata. Deri tani janë mësuar të marrin atë që kërkojnë, ndaj vazhdojnë në këtë drejtim. Deri kur do të zgjasë, do t’a shikojmë” thotë Ristanoviq.