Gjorgjeviq: Posta e Sërbisë do të përpiqet të gjejë zgjidhje që të vazhdojë me shërbimet në K&M si deri më sot

Zoran Đorđević
Burim: Kosovo Online

Posta e Sërbisë dhe shërbimet e saja në Kosovë nuk kanë dallim nga shërbimet kudo në Sërbi, ka thënë drejtori i komanduar Zoran Gjorgjeviq duke vlerësuar që me heqjen e dinarit na Kosovë, Prishtina dhe Albin Kurti tregojnë se nuk dëshirojnë që sërbët të egzistojnë aty. Ai thotë se Posta e Sërbisë do të përpiqet që të dalë me mënyrën për të vijuar shërbimet siç kanë qenë deri më sot.  

Gjorgjeviq për Kosovo onlajn thotë se dhe sot ka patur indikacione që Prishtina të ndalë dinarin.

"Përsa i përket Postës së Sërbisë ne shikojmë të gjejmë mënyrën që deri këtu mos të shkohet dhe që populli ynë që jeton poshtë për gjithçka që është vepruar deri më sot dhe për çfarë mund të bëhet në Sërbinë qëndrore, të mund të vijojë të punojë dhe në Kosovë e Metohi" ka thënë Gjorgjeviq. 

Ky i fundit beson se kjo është e rëndësishme për egzistencën e të gjithë qytetarëve dhe thotë se për rrjedhojë Posta e Sërbisë punon gjithçka në interes të qytetarëve, do të përpiqet që të vazhdojë me shërbimet normale në Kosovë.

"Kjo është shumë e rëndësishme. E rëndësishme është të tregojmë kujdesin ndaj popullit që jeton poshtë", ka thënë Gjorgjeviq.

Sipas fjalëve të këtij të fundit dy gjëra japin shpresë se në fund do të ketë rezultat pozitiv, prej të cilave e para është angazhimi i presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq çka e dëshmoi dhe në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Gjorgjeviq thotë se përveç temave të shumta që kanë interes në aspektin ekonomik për Sërbinë, presidenti Vuçiq çdo moment e ka shfrytëzuar në forum që me liderët botërorë të flasë pikërisht rreth këtij problemi.

"Nga ana tjetër dhe mirëkuptimi i ndonjë lideri në Europë i cili më në fund e kuptoi se egziston problemi me ekzistencën e disa njerëzve me origjinë dhe kombësi sërbe dhe që dëshirohet t'u mohohet e drejta themelore për egzistencë. Shpresoj se ata në një farë mënyre modus operandi dhe jam i bindur se vendimi nuk do të hyjë në fuqi më 1 shkurt, pasi arsyeja e shëndoshë do të fitojë” thotë ai.

Gjorgjeviq thotë se shërbimet e Postës së Sërbisë në Kosovë nuk dallojnë nga ato në Sërbi.

"Ne poshtë kemi të punësuar në ndërmarrjen e Postës së Sërbisë, qytetarët mund të realizojnë të drejtat e tyre dhe shërbimet ashtu sikurse realizohen edhe këtu në Beograd apo kudoqoftë në Sërbi. Në të gjithë këtë kur i shtojmë se jemi i vetmi institucion që mund të ofrojmë shërbime financiare dhe këto në çfarëdolloj transferte me dinarë, mund të bëhet vetëm në Postën e Sërbisë, atëherë vijmë në faktin se të gjithë qytetarët që jetojnë në K&M që janë pothuajse të gjithë me kombësi sërbe, të shfrytëzojnë pikërisht ato shërbime të Postës së Sërbisë dhe se pikërisht ai transaksion pagese ndodh në Postën e Sërbisë. Përdoruesit tanë janë të gjithë qytetarë dhe shërbimet janë gjithçka që bën Posta e Sërbisë, që nga transaksionet financiare, pagat, pagesat, pensionet, përfitimet sociale, aplikimet për kupon, deri tek dërgimi dhe marrja e pakove” ka thënë ai.

Gjorgjeviq shton se pagat përmes Postës së Sërbisë i marrin të gjithë që janë të punësuar në institucionet që financohen nga shteti i Sërbisë dhe thotë se janë të rrezikuar të gjithë ata që janë të punësuar në to.

"Nëse kjo bëhet në sportele apo bankomate, kjo ndodh edhe poshtë. Kjo është mjaft e rrezikshme, tregojnë fytyrën e vërtetë të institucioneve të përkohshme prishtinase dhe Kurtit i cili me këtë tregon se nuk dëshiron që sërbët të egzistojnë në K&M. Këtë mund t’a them me përgjegjësi edhe si ekonomist" thotë ai.

Sipas fjalëve të tij, do të duhet që Prishtina të kuptojë se është plus i madh kur ka qytetarë që marrin flukse të hollash nga Sërbia sepse do t'i përdorin në territorin në të cilin jetojnë.

“Kurtit duket se nuk i intereson çfarëdolloj tregtie, ekonomie, për të është e rëndësishme mbi të gjitha që këta njerëz të mos egzistojnë. Me anulimin e transaksioneve të pagave mendoj se dëshiron të dëbojë sërbët e K&M, por besoj se kjo nuk do të ndodhë” tha Gjorgjeviq.

Ky i fundit shprehu besimin se reputacioni i presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq mes liderëve botërorë, do të sigurojë që ata të kuptojnë se situata është alarmante dhe se do të gjendet një zgjidhje.

“Jam i bindur se sërbët do të qëndrojnë aty poshtë për të jetuar si pjesa tjetër e botës normale dhe si qytetarët tanë në Sërbinë qëndrore”, përfundoi Gjorgjeviq.