Gjorgjeviq: Pushteti qëndror dëshiron kontroll të plotë tek pronat e të gjitha komunave në Kosovë

Petar Đorđević iz NVO „Mlada aktivna Gračanica“
Burim: Kosovo Online

Pushteti aktual dëshiron që të ketë kontroll të plotë në territorin e mbarë Kosovës dhe se vetqeverisja vendore nuk pyetet sesi do t’i vendosin në dispozicion pronën e tyre dhe tokën që tani është në pronësi të tyre, thotë Petar Gjorgjeviq nga Organizata Joqeveritare "Graçanica e re aktive" në lidhje me Projektligjin për Pronën Publike.

Gjorgjeviq vë në dukje se një qëllim i tillë i pushtetit qëndror, u dëshmua qartë nga shembulli i Komunës së Graçanicës, nga e cila Qeveria e Kosovës konfiskoi 13 ha truall dy vite të shkuara dhe i’a dhuroi organizatës që merret me njerëz me nevoja të veçanta.

Ai kujton se kjo ngjalli vëmendje të konsiderueshme publike dhe bashkësia ndërkombëtare u shqetësuan se institucionet qëndrore mund të menaxhojnë pronën në zonat sërbe sikurse dëshirojnë.

"Mendoj se me këtë ligj Qeveria tenton disi të legalizojë vendime sikurse në të ardhmen prona e komunave, jo vetëm me shumicë sërbe, por edhe e të tjerëve, të menaxhohet në mënyrën që dëshirojnë autoritetet në Kosovë", tha Gjorgjeviq për Kosovo Onlajn.