Radojeviq: Me miratimin e ligjit të ri për pronën publike, komunat me shumicë sërbe do të pushonin së egzistuari

Milan Radojević
Burim: Kosovo Online

Me miratimin e ligjit për pronën publike i cili ndonëse është ende në formën e draftit, parashikohet që komunat të mos jenë më zotëruese të pronave të komunës, por vetëm shfrytëzuese apo menaxhuese të tyre dhe komunat me shumicë sërbe do të pushonin së egzistuari, paralajmëroi kryekomunari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq

Radojeviq spegon se transferimi i pronës komunale në nivelin qëndror, do të nënkuptonte se komuna për çdo projekt infrastrukturor apo çfarëdolloj investimi të planifikuar, do të duhej të kërkonte pëlqimin e nivelit qëndror-nëse në një copëz toke të mund të realizosh projekt të caktuar.

"Albin Kurti në territorin e Mitrovicës së Veriut tashmë po zbaton disa nga synimet e tij, nga niveli qëndror, duke anashkaluar tërësisht komunën, lidershipin e saj dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore. Po ndërmerr disa projekte infrastrukturore duke mos pyetur dhe mos kërkuar leje. Mund të imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse një ligj i tillë do të miratohej dhe hynte në fuqi", tha Radojeviq për Kosovo Onlajn.

Ndaj nuk ka dyshim se miratimi i një ligji të tillë, do të nënkuptonte se komunat me shumicë sërbe do të pushonin së egzistuari.

"Dhe kjo është gjendja faktike. Albin Kurti me mbarë lëvizjet e tij, tenton të zvogëlojë rëndësinë e komunave, veçanërisht komunave me shumicë sërbe, para së gjithash në veri", tha Radojeviq.

Ky i fundit vëren se edhe para këtij Projekti për pronën publike, firmat në pronësi shoqërore, sikurse “Trepçe Jug” apo kompania “Ibar-Lepenac”, papritmas kërkojnë troje të caktuara pa bazë ligjore, vendim gjyqësor dhe pa pëlqimin e komunave, nën forcë policore.

"Me fadroma shembin dhe marrin troje. Kështu që miratimi i një ligji të tillë, do të ishte kurorë për Albin Kurtin, i cili do t’a transferonte atë pak pronë që posedojnë komunat në nivelin qëndror dhe komunat nuk do të mund të dispononin fare me pronën e tyre", tha Radojeviq.

Tregon dhe se miratimi i ligjit në formën e saj momentale, do të ishte në kundërshtim direkt me Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore, si dhe me Konventën Europiane.

“Por qëllimi është më se i qartë-marrja e plotë e kompetencave nga komunat e veçanërisht komunave me shumicë sërbe, të cilat faktikisht do të pushonin së egzistuari”, konkludoi Radojeviq.