Nikoliq: Turqia i dha bombë të cilën Kurti duhet veçse t’a aktivizojë

Danijela Vujičić
Burim: Privatna arhiva

Kryetarja e Komisionit për Kosovë e Metohi Daniela Nikoliq ka thënë mbrëmjen e sotme se me dërgimin e dronëve Kosovës, Turqia forcon pozitën e vet në Ballkan, por paralajmëroi për atë që praktikisht, Albin Kurtit i dhanë bombë të cilën duhet veçse t’a aktivizojë.

“Është e qartë se ky është roli politik dhe forcimi i pozitës së Turqisë në Ballkan. U dhanë bombë të cilën Albin Kurti duhet veçse t’a aktivizojë pavarësisht të gjitha lutjeve dhe dëshirës që në hapësirën e Ballkanit jetojmë të qetë” ka thënë Nikoliq për TV Prva.

Ajo tha se dhe me këtë shembull, shikohet se fuqitë e mëdha nuk e respektojnë Rezolutën 1244 të KS të KB e cila duhej që të çarmatosej UÇK.

“Kjo tashmë nuk është Ushtria e Kosovës, por FSK që ka ndërmend që në vitin 2028, të shndërrohet në Ushtri të Kosovës. Gjithçka po punojnë në kundërshtim me Rezolutën 1244. Kfor ka rolin e vet në Kosovë e Metohi, që është e garantuar dhe me këtë rezolutë dhe me Marrëveshjen e Kumanovës, por fatkeqësisht ata që në këtë sistem erdhën në K&M, do të duhet të respektonin Rezolutën 1244, armatosën terroristët. Sepse pararendësja e FSK, është UÇK“, theksoi Nikoliq.

Duke u dakordësuar me vlerësimin e presidentit Vuçiq se ky është "kthimi i Perandorisë Osmane", Nikoliq konstatoi se fjala është për luftë të fuqive të mëdha.

"Ndikimi i Turqisë në Ballkan nuk është rastësor, as spontan dhe mendoj se në këtë rol ka dhe disa vatra të tjera në botë, për të zvogëluar ndikimin e SHBA të paktën në këtë pjesë të botës", shtoi Nikoliq.

Sërbia, thekson, ndonëse e vogël, është urë mes Lindjes dhe Perëndimit dhe respekton Kartën e KB, integritetin territorial dhe sovranitetin e vendeve të tjera dhe kërkon që të tjerët të respektojnë integritetin e saj territorial, si dhe Kartën e KB, e cila, sikurse vuri në dukje, duhet të jetë "Shkrim i Shenjtë për të gjithë".

Vuri në dukje megjithatë se në botë dominohen interesa që janë mbi rezolutat, kartat, ligjin ndërkombëtar dhe drejtësinë.

"Turqia ka interesin e vet, i cili dominon Ballkanin, që të dëbojë Amerikën nga Ballkani në të ardhmen", shtoi Nikoliq.

Kjo e fundit përmendi veçanërisht se gjëra të tilla, sikurse dërgimi i dronëve, ngjallin frikë tek sërbët në Kosovë.

"U jepni 1000 dronë tek duart e zjarrvënësit. Dhe në vitin 2023, kur gjenerali Ozkan Ullutash kur ishte në krye të KFOR, çka ishte sërish kohët e fundit, morën prej Turqisë topa… E gjithë kjo në duart e terroristëve. Kjo nuk mund të jetë garanci për paqen dhe jetën e sërbëve në K&M", paralajmëroi kryetarja e Komisionit për K&M.

Tha se mbështetja e sërbëve në Kosovë prej shtetit të tyre Sërbisë, është konstante dhe e përditshme.

"Ne nuk kërcasim armët, dëshirojmë të ruajmë paqen dhe popullin tonë. Prishtina nuk dëshiron dialog, por luftë dhe konflikte", tha Nikoliq.

Shtoi se kjo konfirmon se Albin Kurti nuk është i pavarur në veprime, sepse sikurse thotë, nëse do të ishte-do ishte ndryshe.

"Politika jonë është paqja. Dëshirojmë paqe dhe jo luftëra. Sërbia më 20 shtator tregoi sa e fortë është, por mendoj se në këtë rast të paktën nuk kemi nevojë të kërcasim armët. Përherë bëjmë thirrje për paqe dhe dialog. Ka nga ata që dëshirojnë t’i vënë flakën Ballkanit, bëhet fjalë për interesat e tyre, ka rol të madh politik në Ballkan", tha Nikoliq.

Në Kosovë sot nga Turqia mbërritën 1,000 dronë kamikazë "Skaj Dager 15".