Gjuriq: Bashkësia ndërkombëtare të shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka për të ndalur tërbimin e Kurtit

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq vlerëson se pushteti i Kurtit "gërmë për gërmë ditë e natë dëbon prej Kosovës sërbët e ngelur" dhe se për këtë ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të shfrytëzojë “të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të ndalur tërbimin e Kurtit".

"Pas ndalimit të paligjshëm të dinarit dhe prerjes së 'litarit të shpëtimit' nga i cili varet vetëm egzistenca e komunitetit sërb-ajo tani po sulmon dhunshëm objektet e mbetura shëndetësore dhe qendrat komunale dhe vazhdon të arrestojë, ngacmojë dhe terrorizojë popullatën civile sërbe", tha Gjuriq në platformën "X".

Ai shtoi se nevojitet veprim konkret nga bashkësia ndërkombëtare.

“Ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të përdorë gjithçka dhe theksoj TË GJITHA mjetet në dispozicion për të ndalur tërbimin e Kurtit. Edhe pse është mirë që egziston dënim i gjerë ndërkombëtar për aksionet e vazhdueshme të Kurtit dhe togerëve të tij, nevojiten aksione të forta konkrete”, vlerëson Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij, nëse Kurti nuk ndalet tani, kjo me shumë mundësi do të nënkuptonte mossukses strategjik “prej të cilit rajoni mund të mos t’a mari veten me breza”.

“Një gjë është e sigurt-Kosova njëetnike nuk ka asnjë të ardhme”, tha Gjuriq.