Gjuriq: BE përfiton shumë me anëtarësimin e Sërbisë, nevojitet përshpejtim i procesit të zgjerimit
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë sot në Luksemburg se ndërmarrja e axhendës së reformave deri në vitin 2027 është një nga prioritetet e shtetit në rrugën drejt BE por dhe që Unioni mund të përfitojë më shumë me anëtarësimin e Sërbisë dhe mbarë rajonit nën mesazhin se Sërbia nuk dëshiron të jetë "treg sekondar", por anëtare me të drejta të plota në BE.
"Sot ka qenë ditë e rëndësishme për integrimin europian të Sërbisë, biseduam rreth kësaj se në cilën mënyrë të përshpejtojmë dhe të japim impuls të ri në integrimin europian të Sërbisë” u ka thënë Gjuriq gazetarëve.
Ai u shpreh se u ka thënë bashkëbiseduesve se për Qeverinë e Sërbisë zbatimi i axhendës së reformave deri në vitin 2027 është një nga prioritetet absolute, sepse dëshira është që vendi deri atëherë, të jetë plotësisht i gatshëm për anëtarësim me të drejta të plota në aspektin ekonomik, sundimit të ligjit, demokracisë dhe aspekteve të tjera.
Njëkohësisht shtoi se ka theksuar se BE mund të përfitojë shumë nga anëtarësimi i Sërbisë dhe të tjerëve nga Ballkani Perëndimor, në aspektin e kapitalit njerëzor, traditës, kulturës, njohurive, sigurisë, sigurisë energjitike…
“Përcolla mesazh se deri atëherë, qytetarët e Sërbisë kanë të drejtë dhe duhet të kenë akses në fondet e BE sepse shkencëtarët, studentët, fermerët në Sërbi, nuk duhet të kenë status të dorës së dytë në raport me ata të kujtdo vendi tjetër. Nuk jemi të interesuar për të qënë treg sekondar apo diçka e ngjashme, por duam karrige të plotë dhe vend të barabartë në tryezë”, tha Gjuriq.
Duke respektuar plotësisht statusin e Porto Rikos brenda SHBA i cili ka arritur rezultate fenomenale në krahasim me territoret e rajonit të Karaibeve, Gjuriq theksoi se Sërbia nuk dëshiron të jetë "Porto Riko e Bashkimit Europian", por pjesë e barabartë e familjes europiane.
Duke i’u përgjigjur pyetjeve, tha se është biseduar edhe për harmonizimin me politikën e jashtme europiane dhe të sigurisë dhe se Sërbia sigurisht me anëtarësi në BE do të ketë politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë me BE por deri atëherë ndaj saj mund edhe të ndikohet.
“Deri atëherë, duam të rrisim nivelin e përputhshmërisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, por kërkojmë dhe ndihmë për të zgjidhur çështjet e së kaluarës për të cilat brezat e sotëm nuk janë përgjegjëse dhe të cilat nuk mund të zgjidhen drejt pa angazhimin e plotë të bashkësisë ndërkombëtare”, tha shefi i diplomacisë sërbe.
Në këtë kuptim, edhe një herë përfaqësuesve të BE u ka vënë në dukje shkeljen e të drejtave kolektive të sërbëve në Kosovë, si dhe nevojën që në një farë mënyre dhe ashpërsisht, agresivisht të zbatohet Marrëveshja e Brukselit, firmosur 10 vjet më parë.
“U thashë-hajdeni të ndihmojmë njëri-tjetrin, të takohemi në gjysmë të rrugës, të përshpejtojmë historinë e zgjerimit të BE”, shtoi ministri.
Ky i fundit tha se Sërbia tashmë kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë duke marrë pjesë në misionet paqeruajtëse të BE dhe kur bëhet fjalë konkretisht për konfliktin në Ukrainë, kujtoi se Sërbia prej fillimit ka mbështetur rezolutat e KB që mbështesin integritetin territorial të Ukrainës.
“Kemi specifika për shkak të të cilave nuk kemi të njëjtën politikë të jashtme rreth kësaj çështjeje si vendet e tjera anëtare, por presim që BE të ndihmojë që raportet në rajon të norm
alizohen në masë të mjaftueshme dhe të avancojë në situatën gjeopolitike dhe të sigurisë, kështu që të mundësojë që në të ardhmen egziston shkallë më e madhe e përputhshmërisë. Dhe Sërbia do të kërkojë mënyrë për të ruajtur interesat kombëtare të bëhet sa më shumë e përputhshme me BE", tha Gjuriq.
Ky i fundit tha se është takuar me kolegun polak Radek Sikorski, si dhe ministrin e punëve të jashtme të Beninit, vende mike qysh nga koha e Lëvizjes së të Paangazhuarve.
Sërbia, përsëriti Gjuriq, vijon të kërkojë miq të rinj në mbarë botën por nuk do të humbasë të vjetrit.
"Sado që të jetë e rëndë kjo politikë, do të luftojmë për t’u speguar, të krijojmë kushte për anëtarësim më të shpejtë në BE nën mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare“ nënvizoi shefi sërb i diplomacisë.
I pyetur se çfarë pret prej drejtimit hungarez të Këshillit të BE, u përgjigj se Sërbia është shumë e lumtur për të, sepse mund të japë impuls shtesë për integrimin europian të të gjithë rajonit.
"Kemi besim të madh tek Peter Sijarto dhe Viktor Orban, në dëshirën e tyre të sinqertë që BE të zgjerohet në rajonin tonë. Do të vijojmë të theksojmë marrëdhëniet tona të mira me Hungarinë si shembull se si marrëdhëniet që dikur ishin komplekse. mund të transformohen brenda afatit disavjeçar. Sërbia dhe Hungaria janë shembull europian i bashkëpunimit. Për këtë kemi dhe pritshmëri pozitive", tha Gjuriq dhe shtoi se ka dhe të tjerë që besojnë se presidenca hungareze e Këshillit të BE, do të sjellë tonin e nevojshëm të pajtimit, bashkëpunimit dhe orjentimit drejt zgjerimit të Unionit.
0 komentet