Gjuriq me Llajçakun: Pozita e sërbëve në Kosovë drastikisht e rënduar me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet
Ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq është takuar sot me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak dhe me këtë rast theksoi se ardhja e Albin Kurtiit në krye të qeverisë në Prishtinë rëndoi drsatikisht pozitën e popullit sërb.
Gjuriq ka përsëritur angazhimin e Beogradit për vazhdimin e dialogut si e vetmja rrugë korrekte për zgjidhjen e çështjeve më të rëndësishme kombëtare dhe vlerësoi se me ardhjen e Albin Kurtit në krye të qeverisë në Prishtinë në vjeshtën e vitit 2021, shkoi deri në rëndimin drastik të pozitës së popullit sërb dhe banorëve të tjerë joshqiptarë si dhe “të përkeqësimit të përgjithshëm të situatës në krahinë në të gjitha nivelet".
“Regjimi i Kurtit vazhdimisht sulmon procesin e dialogut nën patronazhin e Bashkimit Europian dhe zbaton masat represive që çojnë në krijimin e Kosmetit mono-etnik ku cënon direkt qëllimet e bashkësisë ndërkombëtare”, theksoi Gjuriq.
Ministri i tha bashkëbiseduesit se Beogradi e mbështet draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe të cilën e ka hartuar Bashkimi Europian dhe vazhdon të insistojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, si dhe gjithçka që është dakordësuar deri më tani nën ndërmjetësimin europian.
Duke kujtuar faktin se qysh prej vitit 1999 hapësirën e Kosovës e kanë braktisur më shumë se 200,000 njerëz si dhe se vetëm gjatë vitit të kaluar më shumë se 14% e sërbëve janë larguar nga territori i Kosovës, Gjuriq përsëriti shqetësimin për persekutimin dhe shkeljet sistematike të të drejtave individuale dhe kolektive njerëzore, ekonomike, kulturore dhe politike të komuniteteve joshumicë aty, kryesisht sërbë.
“Shteti i Sërbisë do të vazhdojë të jetë i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe të bëjë gjithçka në fuqinë e vet të mbrojë interesat e popullit të vet dhe të garantojë sigurinë dhe mbijetesën e tyre ku në nivelin më të lartë dramatik kërcënohen për shkak të veprimeve destruktive afatgjata të Prishtinës” ka thënë Gjuriq.


0 komentet