Gjuriq: Beqiroviqi tregoi fytyrën e vërtetë të fushatës rajonale kundër Sërbisë

Marko Đurić
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq dënoi sot deklaratën e anëtarit boshnjak të Presidencës së B&H Denis Beqiroviq në drejtim të Sërbisë duke thënë se me këtë, tregoi fytyrën e vërtetë të fushatës rajonale kundër Sërbisë, se kush janë faktorët e vërtetë përçarës dhe se cilët shqetëson Sërbinë e fortë dhe stabile.

“Në tonin më të ashpër hedh poshtë akuzat e pakuptimta dhe dashakeqe të Denis Beqiroviqit. Sërbia nuk është vetëm nënshkruese e Marrëveshjes së Dejtonit-ne jemi garant i saj, si kompetente dhe detyruese që të sigurojmë zbatimin e plotë të saj” ka thënë Gjuriq në deklaratën e shkruar.

Ai theksoi se Sërbisë këtë të drejtë askush nuk mundet t’ja marri dhe kushdo që tenton që t’a përjashtojë nga ky proces punon kundër të drejtës ndërkombëtare dhe stabilitetit të rajonit.

Gjuriq kujton se Republika Sërbe e Bosnjës është pjesë përbërëse e B&H ndërsa Sërbia ka të drejtën dhe detyrimin të mbrojë kompetencat e veta nga ata që do të donin t’a shembnin Dejtonin.

“Beqiroviqi dhe ata që mendojnë si ai, nuk e sulmojnë Sërbinë për parime-synimi i tyre i vërtetë është Aleksandar Vuçiq, njeriu që nuk lejon që Sërbia të jetë e poshtëruar dhe e heshtur. Pikërisht për këtë të gjitha sulmet agresive ndaj vendit tonë dhe udhëheqësisë së saj vijnë prej të njëjtave qendra që do të donin që Sërbia të ishte e dobët dhe e nënshtruar”, ka shtuar Gjuriq.

Ky i fundit bëri të ditur se “mashtrojnë” ata që mendojnë se me presione politike do të dobësojnë Sërbinë, sepse Sërbia do të vijojë të mbrojë Dejtonin, të mbrojë Republikën Sërbe të Bosnjës dhe ekspozon hipokrizinë e atyre që, sikurse tha, mossukseset e tyre tentojnë t’i mbulojnë me gënjeshtra për ndërhyrje të supozuara të Beogradit.

“Por nuk ka më pikë dyshimi-jo nuk është ndërhyrje delikate apo e fshehtë në punët e brendshme të Sërbisë. Beqiroviq me fjalët e tij hyri direkt hyri në skenën politike sërbe, duke treguar fytyrën e vërtetë të fushatës rajonale kundër Sërbisë. Sulmet e tij vetëm sa ekspozojnë më tej se kush janë faktorët e vërtetë përçarës dhe kush po shqetëson Sërbinë e fortë dhe stabile. Lë t’i mbajë mend mirë populli i Sërbisë këto fjalë-tashmë gjithçka është plotësisht e qartë” konkludoi ministri Gjuriq.