Ivaniq: Rezoluta për genocidin do shkaktojë ndasi të mëtejshme në B&H

Mladen Ivanić
Burim: Kosovo Online

Rezoluta për genocidin është tërësisht e gabuar pasi do të shkaktojë ndasi të mëtejshme në Bosnjë-Hercegovinë, vlerëson ish anëtari i Presidencës së B&H Mlladen Ivaniq.

Ky i fundit për Kosovo onlajn ka thënë se rezoluta nuk do t’i sjellë asgjë të mençur B&H.

“Mendoj se ajo është e gabuar. Besoj se në B&H nuk është asgjë e mençur të punosh në kundërshtim me vullnetin e të gjithëve. Nuk mendoj se do të ndryshojë ndonjë gjë” ka theksuar ai.

Ivaniq ka thënë se kjo është “më shumë bjeri t’i biem“ sesa çka është politikë konsistente e përmbysur.

“Ju tani do të keni situatë tërësisht homogjenizuese të B&H. Nga njëra anë në Sarajevë, pasi rezoluta më shumë mundësi do të aprovohet dhe ku ajo do t’a festojë, ndërsa nga ana tjetër në Banjalluka do të keni rezistencë të ashpër dhe kjo do të sjellë deri në ndasi” paralajmëroi ai.

Vlerëson se e gjithë ngjarja në Srebrenicë është abuzive, ndërsa viktimat e gjithçkaje janë srebrenicase.