Petkoviq me Llajçakun: Formimi i BKS është e vetmja rrugë përpara, mos të biem në hiletë e Kurtit
Burim: Instagram
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq deklaroi se me të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialog, Mirosllav Llajçak bisedova rreth situatës së sigurisë politike në Kosovë, në dritën e lëvizjeve të panumërta eskaluese në dëm të popullit sërb i cili përditë po ndërmerr Albin Kurti.
"I kam përcjellë atij vendosmërinë e Beogradit për vazhdimin e dialogut ku është mundësia e vetme për të gjetur zgjidhjen e kompromisit të qëndrueshëm në hapësirën e K&M përkundër lëvizjeve të njëanshme dhe të dhunshme me të cilat drejtohet Prishtina” shkruan Petkoviq në Instagram.
Llajçakut, shton ai, i është thënë se formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe ashtu sikurse është dakordësuar në Bruksel, qëndron rruga e vetme përpara në të cilën mund të arrihet normalizimi i raporteve.
“Ndërsa tek hiletë e Kurtit dhe tentativat manipuluese, nuk do të biem” ka shtuar Petkoviq.
0 komentet