Gjuriq: Fjala “Metohi” do të thotë pronë e manastirit; Gërvalla: Kjo është shprehje e aspirimit hegjemonist
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq sot në fund të seancës së Këshillit të Sigurimit të KB për Kosovën dhe në pohimet e ministres kosovare Donika Gërvalla se “nuk ka Kosovë e Metohi” dhe se kjo është “shprehje e ambicies hegjemoniste të Sërbisë ndaj Kosovës dhe gjuhë e Sllobodan Millosheviqit” i’u kundërpërgjigj se kjo shprehje egziston vërtet dhe në kuptimin e saj origjinal që ka lidhje me pronën e manastirit dhe se mund të gjendet në shkrimet historike të Mesjetës dhe nuk mund t'i atribuohet Millosheviqit apo kujtdo politikani.
Gjuriq nënvizoi se shprehja “Metohi” ka domethënie të thellë historike për sërbët por theksoi se kultivon respekt ndaj popullit shqiptar, kulturës dhe traditës së tyre.
“Në kulturën dhe traditën sërbe, fjala ’metohi’ apo ’metoh’, që rjedh nga gjuha greke, do të thotë pronë e manastirit apo kishës. Në shkrimet e shekujve të XI, XII dhe XIII përdorej qartë fjala metoh për pronat e kishës në pjesën perëndimore të K&M. Kjo nuk është përçmuese, as nuk mund t’i atribuohet Sllobodan Millosheviqit apo ndonjë politikani tjetër sërb. Kjo është pjesë e identitetit, kulturës dhe traditës sonë”, tha Gjuriq.
Njëkohësisht tha se shqiptarët këtë pjesë të Kosovës e quajnë me gjuhën e tyre “Dukagjini” ashtu sikurse kanë emërtesat e tyre për pjesët e tjera të Kosovës.
Theksoi se sërbët dhe shqiptarët nuk janë të destinuar të jenë armiq.
Vuri në dukje se pavarësisht rëndesës, dialogu është i vetmi opsion që çon në të ardhme të mirë, në të cilën ekonomia e rajonit do të jetë nxitësi i rritjes europiane, çka tani nuk është rast.
Gjuriq konstatoi se është mirë që në seancë u arrit marrëveshje pothuajse universale mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB rreth pozitës së rënduar të popullit sërb në Kosovë.
Kjo, shtoi, është mesazh dhe për Albin Kurtin dhe për Xhelal Sveçlën dhe të tjerëve në Prishtinë se shkelja e të drejtave të njeriut të sërbëve, nuk ka kaluar pa u vënë re dhe se ata duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre pa vonesë.
Kur është fjala për akuzat për llogari të presidentit të Serbisë, tha se Aleksandar Vuçiq kurrë nuk dha ndonjë deklaratë që bënte thirrje për luftë, por përherë bëri thirrje për bashkëpunim ekonomik, përmes iniciativave. Sikurse Ballkanit të Hapur, në kuadër të cilit Shqipëria, Sërbia dhe Maqedonia e Veriut krijojnë treg unik.
"Por, fatkeqësisht qeveria e Kurtit refuzon çdo iniciativë të tillë dhe vazhdon represionin", tha ministri Gjuriq.
Ky i fundit hodhi poshtë akuzat për genocid në llogari të Sërbisë duke theksuar se ai term nuk duhet të keqpërdoret, veçanërisht jo për qëllime politike.
Shtoi se të tilla deklarata të papërgjegjshme, rëndojnë normalizimin e raporteve mes sërbëve e shqiptarëve, por vuri në dukje faktin se, nëse shikoni strukturën etnike të Kosovës sot, shqiptarët përbëjnë më shumë se 90% të popullsisë në hapësirën e Kosovës, ndërsa më shumë se 200,000 sërbë janë zhvendosur brenda vendit, pa kushtet për t'u kthyer në shtëpitë e tyre.
Vuri në dukje se shumica e anëtarëve të KB respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë në kufijtë që njihet para KB dhe shtoi se Sërbia do të jetë gjithmonë strikte për çështjen e respektimit të rezolutës 1244 të KS të KB dhe të drejtës publike ndërkombëtare.
Megjithatë, ministrja kosovare Donika Gërvalla replikoi dhe mbeti në qëndrimin e vet duke i’u referuar deklaratës së ministrit Gjuriq, tha se vazhdojnë të egzistojnë njerëz në Beograd që mohojnë genocidin, krimet e luftës, çmojnë kriminelët e luftës si heronj dhe këtë në prani të njerëzve që janë mjaftueshëm të vjetër për të kujtuar atë që ndodhi në vitet ‘90.
"Kosova e Metohia është shprehje e aspiratave hegjemoniste. Askush në Kosovë kur flitet për fqinjin verior, nuk përdor emrat e krahinave, si Shumadia, por Sërbia, ashtu sikurse bën çdokush në bashkësinë ndërkombëtare. Kur dëgjon dikë të flasë rreth K&M, më besoni se keni përpara mbështetës të ideologjisë së vjetër të Millosheviqit", tha ajo.
Gërvalla theksoi se Banjska "nuk ishte incident, por akt agresioni i shtetit të Sërbisë ndaj vendit fqinj, ndaj Kosovës".
Kritikoi që autorët nuk u ndëshkuan dhe shtoi se sulmi ndaj infrastrukturës kritike, gjithashtu nuk ishte incident, por sulm kinetik ndaj fqinjit.
"Po, blevëm dronë nga anëtari i NATO-s, Turqia. Blejmë armë nga aleatët tanë të NATO. Ne nuk jemi neutralë, as nuk pretendojmë të jemi. Ne jemi me partnerët dhe aleatët tanë dhe e bëjmë këtë në mënyrë transparente dhe të qartë. Anëtarët e NATO trajnojnë dhe këshillojnë forcat tona të sigurisë, blejmë armë prej tyre, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e vendit dhe qytetarëve. Ajo çka nuk bëjmë është të mos armatosemi nga Rusia, Kina, Irani dhe vende të tjera të tilla", shtoi Gërvalla.
Ajo mohoi se institucionet shëndetësore në veri ishin mbyllur.
"Institucionet shëndetësore nuk janë të mbyllura, përkundrazi, udhëheqim dialog me komunitetin sërb sesi duhet të duket kujdesi shëndetësor dhe arsimi në Kosovë, sepse bëhet fjalë për atë sesi kanë nevojë për të. Nuk dëshirojmë dhe nuk na duhen geto për qytetarët tanë sërbë. Ndaj ndërtojmë ura, rrugë, shkolla, spitale dhe jo mure për pakicat tona. Askush, asnjë institucion i vetëm kosovar organizatë ndërkombëtare nuk i konfirmon pjesët më të gjera të raportit të UNMIK", tha Gërvalla.
Kjo e fundit ftoi anëtarët e Këshillit të Sigurimit të vizitojnë Kosovën dhe të bisedojnë me qytetarët, sesi të dëshmojnë për "historinë e pabesueshme të zhvillimit të Kosovës".
0 komentet