Gjuriq: K&M çështja më e rëndësishme dhe sfida më e madhe për Sërbinë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka theksuar sot para nisjes së fillestarëve të klasës së 15 të Studimeve të Larta të Sigurisë dhe Mbrojtjes se Kosova është çështja më e rëndësishme shtetërore e kombëtare, si dhe sfida më e madhe me të cilën Sërbia përballet duke vënë në dukje pengesat e vazhdueshme të pushtetit në Prishtinë që rëndon pozitën e sërbëve të Kosovës.
Duke i’u drejtuar fillestarëve, Gjuriq kujtoi dhe provokimet më të fundit të pushtetit prishtinas ndaj Fakultetit të Shkencave Teknike të Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës ku sikurse tha shkaktojnë shqetësim dhe vendosin në diskutim statusin dhe punën e një prej institucioneve më të rëndësishme të shkollës së lartë në Kosovë.
Duke folur rreth prioriteteve të politikës së jashtme, Gjuriq tha se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon, eurointegrimi si dhe zhvillimi i raporteve të partneritetit me të gjitha shtetet e botës, janë shtylla të operimit diplomatik të Sërbisë.
Kujtoi se Sërbia udhëheq politikë të jashtme të pavarur, ekuilibruese dhe të përgjegjshme, si dhe se ndërton dhe mban marrëdhënie me shumë partnerë në skenën politike ndërkombëtare.
Duke i’u referuar pozitës gjeopolitike të Sërbisë, ministri nënvizoi se shteti është vazhdimisht i përkushtuar për politikë paqeje, dialogu dhe forcimin e stabilitetit rajonal nën theks të veçantë tek thellimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.
Sikurse theksoi, rajon stabil i lidhur dhe ekonomikisht i fortë, paraqet parakusht për përparim të përgjithshëm dhe kualitet të mirë jetese për mbarë qytetarët, bëhet me dije në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Shefi i diplomacisë sërbe vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor, si dhe përpjekjet që Sërbia investon në përmirësimin e politikës demografike, duke theksuar se këto prioritete janë pjesë përbërëse e vizionit afatgjatë të zhvillimit të shtetit dhe themel i përparimit të ardhshëm shoqëror.
Gjuriq përmendi se këto Studime të Larta në Siguri dhe Mbrojtje kohë pas kohe janë bërë të njohura jo vetëm në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes së Sërbisë, por edhe në kuadrin më të gjerë rajonal e ndërkombëtar dhe se fillestarët janë të trajnuar për të menaxhuar me përgjegjësi në të ardhmen sistemin kombëtar të sigurisë e mbrojtjes, në mbrojtjen e interesave dhe vlerave jetësore të shteteve të tyre në rrethana komplekse gjeopolitike.
Ministri Gjuriq u uroi fillestarëve shumë suksese në angazhimin e mëtejshëm profesional nën besimin se njohuritë e tyre të fituara do t'i zbatojnë me përgjegjësi në shërbim të shteteve dhe qytetarëve të tyre.
0 komentet