Gjuriq: Në epokën e turbullirave globale bashkëpunimi mes Sërbisë dhe Hungarisë është gjithnjë e më shumë domethënës

Marko Đurić u Solunu
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Sërbisë deklaroi sot se Sërbia dhe Hungaria operojnë gjithnjë e më shumë bashkarisht në skenën ndërkombëtare, përmes rrjetit diplomatik, duke bërë të ditur se në epokën e turbullirave globale ky bashkëpunim po bëhet edhe më i rëndësishëm, si dhe se të dy vendet do të vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhëniet, duke theksuar se bashkëpunimi ndërshtetëror është shumëfish i dobishëm për të dy vendet, mbi të gjitha në sferën energjitike.

 

Pasi me homologun e tij hungarez Peter Siarto çeli Zyrës Konsullore të Hungarisë në Konsullatën e Përgjithshme të Sërbisë në Selanik, Gjuriq tha se ky ishte vendi i pestë i përbashkët në botë dhe theksoi se bashkëpunimi mes diplomacisë hungareze dhe sërbe, është shprehje e besimit të madh mes dy vendeve, që u ndërtua në 15 vitet e mëparshme.

Kujtoi se në vitin 2013 u nënshkrua marrëveshja për pajtim historik mes Sërbisë dhe Hungarisë.

"Kjo atëherë ishte punë pioniere dhe për mua personalisht ishte nder që si këshilltar i presidentit (Tomisllav) Nikoliq të asistoja tek negociatat për përfundimin e asaj marrëveshjeje. Ndërsa sot shikojmë se ai vizion i nisur nga Presidenti (Aleksandar) Vuçiq, presidenti Nikoliq dhe kryeministri (Viktor) Orban, çoi deri në ndryshimin e paradigmës në raportet sërbo-hungareze", u tha Gjuriq gazetarëve në Selanik.

Ky i fundit theksoi se bashkëpunimi sërbo-hungarez sot është shumëfish i dobishëm për të dy vendet, para së gjithash në sferën energjitike dhe shtoi se marrëveshja rreth marrjes së pjesës ruse në Industrinë e Naftës së Sërbisë (NIS) nga ana e kompanisë hungareze MOL, do të mundësojë që efektet e sanksioneve të jenë tërësisht eliminuese, si dhe sigurinë e përhershme energjitike të Sërbisë dhe stabilizimin e çmimeve.

"Do të mundësojë bashkëpunim të balancuar sepse ne kemi përfitim nga depozitimi i gazit tonë në Hungari, ndërsa hungarezët kanë përfitim nga tranziti i gazit përmes vendit tonë. Po ndërtojmë dhe tubacione të reja nafte dhe kur shikojmë energjinë e cila është jetike, shikojmë vetëm një nga aspektet pozitive të bashkëpunimit tonë", tha Gjuriq.

Ky i fundit tha se bashkëpunimi mes Sërbisë dhe Hungarisë në sferën ndërkombëtare, në epokën e turbullirave globale, po bëhet edhe më domethënës sepse, sikurse tha, bashkëpunimi mes shteteve sovrane po bëhet më domethënës sesa bashkëpunimi në kuadër të organizmave të ndryshme ndërkombëtare apo platformave shumëpalëshe.

Gjuriq theksoi se Sërbisë i nevojiten miq të besueshëm me të cilët ka marrëdhënie të mira ndërshtetërore por dhe personale ku partneritete të tilla japin rezultate në erën në të cilën jetojmë.

"Ndaj çelja e zyrës konsullore të Hungarisë në kuadër të Konsullatës së Përgjithshme Sërbe në Selanik, është më shumë se simbolike. Kjo është shenjë e qartë e drejtimit ku po shkojmë. Ky është drejtimi i bashkëpunimit. Ne arrijmë kursime të konsiderueshme përmes këtij bashkëpunimi, sepse ndajmë shpenzimet me hungarezët, kur është fjala për ambasadat tona, për shembull në Kili apo Maltë", tha Gjuriq.

Ky i fundit tha se Sërbia do të vazhdojë të punojë me Hungarinë për zhvillimin e raporteve duke theksuar se kjo i ka sjellë të mira si popullit hungarez ashtu dhe atij sërb dhe ka përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike.

Pyetjes së gazetarit sesi, pavarësisht të gjitha ngjarjeve të trazuara në botë, Sërbia mund t’a ruajë kursin e vet politik, shefi i diplomacisë sërbe u përgjigj se Sërbia me shumë vetbesim kalon nëpër kohë të trazuara sepse e di se cilave parime u përmbahet.

"Ne i përmbahemi absolutisht asaj që interesi shtetëror e kombëtar sërb, është parimi kryesor udhëheqës në marrëdhëniet tona ndërkombëtare, se respektimi i ligjit dhe rregullave ndërkombëtare, është diçka jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, se zhvillimi i marrëdhënieve në baza të barabarta me vende, pikërisht si Hungaria, por edhe me shumë të tjera, është diçka që sjell siguri në kohë kur organizmat ndërkombëtare, rregullat dhe aleancat ndërkombëtare po lëkunden", tha Gjuriq.

Sikurse theksoi, ky kurs i politikës së jashtme të Sërbisë vitet e fundit ka sjellë një avantazh të madh.

"Sërbia arriti të mbetet një nga vendet e rralla në botë që bisedon me të gjithë dhe kur lufta në Ukrainë të ndalet së shpejti, do të jetë e mirëpozicionuar për të korrur frytet e pozitës së saj të mençur dhe të ekuilibruar, politikisht, si dhe ekonomikisht. Kur them i mençur, nuk mendoj se aty ndonjëri prej nesh nuk është as i merituar dhe as veçanërisht i mençur, por egziston dhe një gen historik kolektiv tek populli sërb që na urdhëron të jemi Perëndimi në Lindje, Lindja në Perëndim dhe lart përçarjeve në arenën ndërkombëtare", përfundoi Gjuriq.