Gjuriq me Fazlin: Qëndrim parimor i Iranit për respektimin e integritetit territorial të Serbisë

Marko Đurić i Mohamed Sadek Fazli
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, u takua sot me ambasadorin e Iranit në Beograd, Muhammed Sadek Fazlin, të cilit i shprehu mirënjohje për qëndrimin parimor të Iranit lidhur me respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, gjatë bisedës Gjuriq dhe Fazli shqyrtuan tema bilaterale.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së dialogut politik.