Gjuriq me shefin e UNMIK-ut: Bashkësia ndërkombëtare të sigurojë të drejtat dhe sigurinë e serbëve në Kosovë

Marko Đurić i Peter Due
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, u takua sot me shefin e ri të UNMIK-ut, Peter Due, të cilit i përcolli se bashkësia ndërkombëtare duhet të sigurojë të gjitha të drejtat dhe sigurinë e plotë të serbëve, me qëllim që të parandalohet dëbimi i tyre nga Kosova, i shkaktuar nga veprimet e njëanshme të regjimit në Prishtinë, si dhe se është e rëndësishme të ruhet kontinuiteti dhe dinamika e seancave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për UNMIK-un në format të hapur.

Duke i uruar bashkëbiseduesit sukses në ushtrimin e funksionit të rëndësishëm, Gjuriq theksoi se imperativi i veprimit të bashkësisë ndërkombëtare duhet të jetë ruajtja e karakterit multietnik të Kosovës, gjë që, siç konstatoi ai, për fat të keq është vënë në pikëpyetje nga presionet e vazhdueshme dhe gjithnjë e më të mëdha ndaj serbëve.

Gjuriq theksoi se Serbia i kushton rëndësi të jashtëzakonshme veprimtarisë së UNMIK-ut, duke nënvizuar se është thelbësore të vazhdojë angazhimi i kësaj misioni me qëllim zbatimin konsekuent të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Shefi i diplomacisë serbe shprehu pritshmërinë që të vazhdojë praktika e komunikimit të rregullt dhe përmbajtësor për të gjitha çështjet me rëndësi për veprimtarinë e UNMIK-ut në Kosovë.

Duke e informuar bashkëbiseduesin për veprimet më të fundit të autoriteteve të Prishtinës, Gjuriq shprehu shqetësim serioz për situatën në Kosovë dhe theksoi edhe një herë se UNMIK-u duhet të mbetet i angazhuar për të gjitha çështjet me rëndësi, në të njëjtin vëllim dhe me mandat të pandryshuar.

Gjuriq përsëriti se Serbia pret nga bashkësia ndërkombëtare të sigurojë të gjitha të drejtat dhe sigurinë e plotë të serbëve, me qëllim që të parandalohet dëbimi i tyre nga Kosova, i shkaktuar nga veprimet e njëanshme të regjimit në Prishtinë.

Ministri ka nënvizuar se për Serbinë është me rëndësi të madhe që të ruhet kontinuiteti dhe dinamika e seancave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për UNMIK-un në format të hapur, në mënyrë që opinioni publik të informohet me kohë dhe në mënyrë adekuate për situatën e ndjeshme të sigurisë në Kosovë.