Gjuriq me Blinkenin: Dialogu politik mes Sërbisë dhe SHBA parakusht për vijueshmërinë e rritjes ekonomike dhe zhvillimit
Burim: "X", Marko Đurić
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë pas bisedës me sekretarin e shtetit të SHBA Entoni Blinken se dialogu politik mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është parakusht për vijueshmërinë e rritjes ekonomike e zhvillimit.
Gjuriq përmes rrjetit social "X" ka falenderuar Blinkenin i cili e ftoi atë të mërkurën në bibliotekën e Kongresit në kuadër të samitit të NATO në Uashington.
"Dialogu politik në nivelin më të lartë mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara është parakusht të vijojmë rritjen dhe zhvillimin tonë ekonomik si lider rajonal", ka thënë Gjuriq.
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq shprehu besim se së shpejti do të krijohet mundësia që me Blinkenin në Beograd të vijojë diskutimet për raportet sërbo-amerikane.
0 komentet