Gjuriq me Bratun: Thellësisht shqetësuese situata në Kosovë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka pritur sot në vizitën e lamtumirës shefin e OSBE në Sërbi Jan Bratu të cilit i transmetoi se situata në Kosovë është shqetësuese dhe vetëm me prezencë ndërkombëtare nën respektimin e të drejtës ndërkombëtare, mund të garantohet siguria për të gjithë qytetarët.
Gjuriq ka thënë se Sërbia mbështet punën e Misionit të OSBE në Kosovë ku operon në përputhje me mandatin e përcaktuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.
Gjuriq ka thënë se situata në Kosovë është si pasojë e shqetësimit të thellë duke shtuar se vetëm përmes prezencës së përforcuar ndërkombëtare që respekton të drejtën ndërkombëtare, mund të garantohet siguria për të gjithë qytetarët.
Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gjuriq falenderoi Bratun për përkushtimin dhe drejtimin kompetent të Misionit si dhe për gjithçka çka ka bërë në kohën e mandatit të tij duke i uruar atij shumë sukses në pozicione të tjera që e presin në këtë Organizatë.
Gjuriq konstatoi se OSBE paraqet platformë mjaft domethënëse të sigurisë për dialog dhe tha se Sërbia ngelet partnere e besueshme tërësisht e përkushtuar për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Ministri ka thënë se me Misionin e OSBE në Sërbi egziston bashkëpunim i shkëlqyer dhe raport partneriteti veçanërisht duke përmendur rëndësinë e mbështetjes së proceseve të reformave gjithëpërfshirëse.
0 komentet