Gjuriq me Sheqerinskën: Dialog i rregullt i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në Kosovë

Đurić i Šekerinska
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot në Mynih me ndihmësen e sekretaren e përgjithshme të NATO Radmilla Sheqerinska dhe në bisedë është theksuar se dialogu i rregullt me Aleancën kontribuon në mirëkuptim sidomos kur është fjala për ruajtjen e paqes në Kosovë.

Gjuriq ka thënë se marrëdhëniet e Sërbisë me NATO bazohen në partneritet bashkëpunues në përputhje me politikën e neutralitetit ushtarak të Sërbisë por dhe nën transparencë që bashkëpunimi të përmirësohet më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministri tha se dialogu i rregullt mes Sërbisë dhe NATO, kontribuon në mirëkuptimin mes palëve për çështjet më të rëndësishme veçanërisht kur është fjala rreth nevojës që të ruhet paqja në Kosovë dhe sigurisë së popullit sërb në terren.

Shefi i diplomacisë sërbe ka nënvizuar se Sërbia mbështet angazhimin e forcave ndërkombëtare në Kosovë në zbatimin strikt, të plotë dhe të paanshëm të mandatit të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe pret që KFOR të mbajë qëndrim neutral ndaj statusit dhe të veprojë proaktivisht për të parandaluar çdo ndërprerje të situatës së sigurisë në terren.

Në takimin mes Gjuriqit dhe Sheqerinskës, kanë marrë pjesë dhe ministrja për integrimin europian Tanja Mishçeviq dhe komisionerja për mbrojtjen e barazisë Brankica Jankoviq.