Gjuriq me Logvinov: KB organizata më e rëndësishme ndërkombëtare veçanërisht për çështjet e mbrojtjes së integritetit territorial të Sërbisë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar me drejtorin e Departamentit për Organizatat Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Kiril Mihajloviç Logvinov i cili kryeson delegacionin e palës ruse në konsultimet për çështjet multilaterale të cilat janë mbajtur sot mes dy ministrive në prag të diskutimeve të përgjithshme të seancës së 80 të Asamblesë së Përgjithshme të KB. Gjuriq ka theksuar se Sërbia e konsideron KB organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare veçanërisht për çështjet e mbrojtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit dhe e falenderoi për qëndrimin parimor të Rusisë për çështjen e statusit të Kosovës.
Duke theksuar rëndësinë e kontinuitetit të dialogut dhe takimeve të nivelit më të lartë, Gjuriq i’u referua veçanërisht takimit të fundit mes presidentëve Vuçiq dhe Putin në Pekin, duke theksuar se fjala është për konfirmim të gatishmërisë së dyanshme për ruajtjen e lidhjeve tradicionalisht të ngushta të dy vendeve.
Gjuriq vlerësoi se është shumë e dobishme që konsultimet e sotme mbi temën e bashkëpunimit brenda sistemit të KB po mbahen në pritje të debatit të përgjithshëm të sesionit të 80 të Asamblesë së Përgjithshme të KB.
Ai theksoi se Sërbia e konsideron KB si organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht për çështjen e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.
Shefi i diplomacisë sërbe përsëriti angazhimin e Sërbisë në fushat prioritare të aktiviteteve të KB duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me Federatën Ruse në këtë forum.
Dhe me këtë rast, Gjuriq falënderoi Federatën Ruse për qëndrimin e saj parimor për çështjen e statusit të Kosovës.




0 komentet