Gjuriq: Prezantimi i Sërbisë në Ekspozitën e Osakës, i rëndësishëm për promovimin e vendit në bashkësinë ndërkombëtare
Pjesmarrja e Sërbisë në Panairin Botëror Ekspo në Osaka është jashtëzakonisht e rëndësishme për promovimin e vendit në bashkësinë ndërkombëtare dhe është hap i çmueshëm në përmirësimin e imazhit të saj në botë, ka thënë ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq gjatë kalimit në Pavionin e Sërbisë në Osaka, teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në Japoni.
“Këtu në Osaka është atmosferë e pabesueshme në Ekspozitë. Këtu shikohet që Ekspo është shumë më tepër se Panairi. Këtu me të vërtetë mbarë bota prezantohet në dritën më të mirë të mundshme ndaj jam dhe krenar që Sërbia arriti sukses në pavionin e vet në Ekspozitën e Osakës duke qenë një prej më të vizituarat me më shumë se 700.000 vizitorë derimë tani e njëkohësisht është një prej më ekonomiket, sikurse dëgjojmë prej organizatorëve”, ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit ka thënë se Sërbia arriti të prezantojë jo vetëm kulturën e vet, filozofinë, historinë, por dhe të përcjellë mesazh se është vendi i së ardhmes.
“Si vendi që pret Ekspo 2027 dhe që dëshiron t’i shikojë të gjithë këta miliona njerëz që vijnë si të ftuar, për të mësuar më shumë rreth kulturës sonë, por edhe për t’u bërë vend-takimi për biznesmenë, mendimtarë, për njerëz që duhet të zgjidhin problemet e njerëzimit-nga ndryshimet klimatike dhe sfidat që lidhen me qëndrueshmërinë e jetës në tokë, duke pasur parasysh të gjitha problemet me të cilat përballet njerëzimi, deri tek arti, lojërat, kultura dhe që është tema e Ekspo-s sonë-Luaj për njerëzimin. Kështu që pjesmarrjen tonë në Ekspozitën në Osakës, e vlerësoj si jashtëzakonisht të rëndësishme për promovimin e vendit në mbarë bashkësinë ndërkombëtare dhe uroj të gjithë ata që punuan për këtë, sepse ky është hap i rëndësishëm në përmirësimin e imazhit të vendit tonë në botë", tha ministri.
Ky i fundit tha se në restorantin e Ekspozitës në Osaka mund të provoni qebaba sërbë, pije sërbe dhe shumë më tepër se kaq.
"Këtu është e gjithë filozofia jonë e jetesës, shkenca, arti dhe kultura jonë është këtu dhe jam i lumtur për këtë", tha Gjuriq.
Nga ana tjetër, tha se vizita në ekspozitën e Osakës, përmbyll vizitën fort të suksesshme në Japoni, si hap përpara në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe që është dhe njoftim për vizitat e nivelin më të lartë që do të ndërmerren javët e ardhshme.
"Duke pasur parasysh se këtë muaj patëm takime në Uashington me sekretarin e Shtetit të SHBA, se pritëm në Beograd ministra të ndryshëm afrikanë dhe shumë të tjerë, do të thoja se këtë gusht nuk fjetëm, por shtymë me të gjitha forcat Sërbinë tek të gjithë meridianët", konkludoi Gjuriq.











0 komentet