Gjuriq me senatorët amerikanë për nevojën e formimit të BKS-së
Burim: Twitter
Ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriq u takua me senatorët amerikanë Xhejn Shahen, Kris Marfi dhe Kris Van Hollen, me të cilët bisedoi për nevojën e formimit të BKS-së dhe në të njëjtën kohë i njoftoi për sfidat me të cilat ballafaqohen serbët në Kosovë.
“Në takimin e sotëm konstruktiv me senatoren Xhejn Shahen dhe senatorët Kris Marfi dhe Kris Van Hollen, apelova për nevojën e formimit të Komunitetit të Komunave Serbe dhe ndërtimit të besimit në zbatimin e marrëveshjes, si elemente kyçe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar dje Gjuriq në Twitter.
Ai i njoftoi senatorët edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen serbët në Kosovë.
“Kam folur edhe për sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet vazhdimisht komuniteti serb në Kosovë dhe Metohi. Gjithashtu, i informova senatorët për gjendjen ekonomike në Serbi dhe shpreha dëshirën time që Serbia të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet e saj me SHBA-në”, tha Gjuriq.
0 komentet