Gjuriq në Mynih: Tregojmë se Sërbia është pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit

Marko Đurić Minhen
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq deklaroi sot në ditën e parë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë, se është me mjaft rëndësi që Sërbia të jetë e pranishme në këtë “panair të diplomacisë globale” dhe të tregojë se është e fortë, e lirë, ekonomikisht në zhvillim dhe e përkushtuar ndaj zgjidhjes së çështjeve rajonale në mënyrë pozitive, tolerante, paqësore, si dhe se është e përkushtuar për mbrojtjen e pozitën dhe interesat e popullit sërb në rajon në mënyrën e parashikuar nga e drejta dhe normat ndërkombëtare.

“Pjesëmarrja e Sërbisë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut është e rëndësisë së jashtëzakonshme dhe mundësi për të afirmuar Sërbinë si vend që kontribuon konstruktivisht në sigurinë rajonale dhe zhvillimin ekonomik, se është vend me duar të shtrira dhe dyer të hapura për bashkëpunim, se është pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit sikurse disa dëshirojnë t’a paraqesin. Pjesëmarrja është edhe më e rëndësishme për atë çfarë korridoret e këtij vendi ku organizohet konferenca, qarkullojnë dhe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e shumë të tjerë që Sërbinë do të tentojnë t’a paraqesin në dritën negative, për t’a baltosur. Ndërsa ne jemi këtu, jo vetëm për të dhënë përgjigje, por dhe të tregojmë se gjërat i shikojmë nga niveli më i lartë sesa debatet dhe grindjet e vogla. Se ne shikojmë tek e ardhmja, të flasim rreth asaj se kush janë problemet e së tashmes, por që dëshirojmë që problemet të tejkalohen në mënyrë të civilizuar”, ka theksuar Gjuriq.

Ky i fundit tha se në Mynih ka biseduar me një numër zyrtarësh-me delegacionin e Senatit të SHBA, me ndihmës sekretarin e shtetit, me njeriun kryesor të diplomacisë amerikane për Europën, si dhe me Riçard Grenell, shkurtimisht.

“Bisedova dhe me përfaqësuesin e ri special të BE për dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen. Ajo bisedë ishte mundësi për të vënë në dukje konkretisht atë çfarë i ndodh popullit tonë në Kosovë dhe Metohi gjatë dy viteve të fundit dhe perms bisedës të përgatisim mandatin e tij që është shumë i rëndësishme për mbrojtjen e interesave tona, sepse nga kjo në cilën mënyrë ai qaset në këtë çështje, në masë të madhe varet përditshmëria e njerëzve tanë” ka thënë shefi i diplomacisë sërbe.

Po ashtu ka thënë se nga bashkëbiseduesit e tij nga bashkësia ndërkombëtare ka dëgjuar se respektojnë politikën e Sërbisë.

“Kam dëgjuar nga shumë njerëz me të cilët kam pasur rastin të flas se Sërbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq janë të njohur, të pranuar si partnerë që kontribuojnë në marrëdhëniet normale në rajon. Që Sërbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, por edhe vend që konkurron për të qenë në tre vendet e para europiane për sa i përket rritjes ekonomike këtë vit, mund të llogarisë tek partneriteti i një numri të madh vendesh me të cilat po flasim këtu”, tha Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se anëtarë të delegacionit është dhe ministrja për Integrimin Europian Tanja Mishçeviq e cila flet për reformat që Sërbia po zbaton në atë segment, si dhe komisionerja për barazi Brankica Jankoviq dhe këshilltarja e kryeministrit Jadranka Joksimoviq.

Delegacioni sot foli edhe me familjet e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi që mbahen në Gaza, përfshirë shtetasin e Sërbisë Alon Ohel.

“Dhe e ëma e tij mori pjesë me mua në një sërë takimesh, në të cilat kemi ndihmuar që familjet e pengjeve të tregonin historinë e tmerrshme të kushteve në të cilat ishin mbajtur dhe për të sjellë këtë çështje humanitare në vëmendjen e publikut ndërkombëtar dhe për të treguar se Sërbia është një nga vendet që zotohet për ndaljen e vuajtjeve të të gjithë atyre që po vuajnë në këtë konflikt të tmerrshëm”, tha ministri Gjuriq.