Vuçiq: Kërcënimi më i madh ndaj Sërbisë është aleanca ushtarake Zagreb, Prishtinë e Tiranë, dikush u ka dhënë dritën jeshile

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar mbrëmjen e sotme se gjatë pjesmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka bërë pyetjen në lidhje me aleancën ushtarake Tiranë, Zagreb e Prishtinë dhe shtoi se pret përgjigje për këtë pyetje se për çfarë është kjo aleancë. Dikush, theksoi ai, i ka dhënë “dritën jeshile” kësaj aleance.

“Bëra pyetje në takimet që pata lidhur me aleancën ushtarake Tiranë, Zagreb e Prishtinë. Ende po pres përgjigje nga cilido për pyetjen se për çfarë është kjo aleancë. Nuk kam dëgjuar përgjigje nga askush. Ndoshta ndonjëherë do marr përgjigje. Para se të ndërmarrin aksione”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve.

Ai theksoi se e shqetëson mjaft heshtja dhe të gjithë bëjnë sikur nuk e kuptojnë kur i pyes.

“Kërcënimi më i madh për Sërbinë është aleanca ushtarake Zagreb-Tiranë-Prishtinë” nënvizoi Vuçiq.

Pyetjes së një gazetari sesi është e mundur që këtë, bashkëbiseduesit e tij nuk e kuptojnë, ai u përgjigj se ata këtë e “kuptojnë perfekt” por heshtin sepse dikush u ka dhënë “dritën jeshile“ për formimin e saj.

“Dikush do t’ju ketë dhënë dritën jeshile për formimin e kësaj aleance. Askush nga dy shtetet dhe një entiteti, kurrë nuk do të merrnin këtë vendim mëvetësisht. Dikush u’a ka dhënë. Dhe nuk dua të flas se kush, pasi nuk dua të krijoj raporte të këqija me fuqinë e madhe”, përmendi Vuçiq.

Sikurse tha, në vend të përgjigjes, më thanë “përralla për bashkëpunim tekniko-ushtarak“.

"Këtu nuk është çështja se kujt i shet armatime dhe municione, por me kë je në aleancë, territoret e kujt mbron dhe kë sulmon. Më shqetëson shumë ajo aleancë", përsëriti presidenti i Sërbisë.

Duke folur rreth situatës aktuale në botë, Vuçiq tha se Sërbia është vend i vogël dhe se nuk mund të ëndërrojë të investojë në mbrojtje sa Gjermania dhe shtoi se duhet të investojmë në mbrojtje për shkak të formimit të aleancës ushtarake, pasi Sërbia është shumë e rrezikuar.

"Së shpejti, do të asistoj në Kolegjiumin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Do të vizitoj të gjitha fabrikat e industrisë luftarake dhe do të investojmë në to mjaft të holla. Do të eksportojmë prodhimin e industrisë luftarake, por një pjesë të madhe do t’a drejtojmë tek Ushtria e Sërbisë. Deri më tani, 10-18% e prodhimit është orjentuar tek ushtria jonë dhe tani do të shkojë nga 30-40%", njoftoi Vuçiq.

Rreth raportit të Merc ndaj Ballkanit Perëndimor: Zgjedhje e kujdesshme e fjalëve "afër, më afër anëtarësimit në BE"

Vuçiq i’u referua fjalimit të kancelarit gjerman Fridrih Merc dhe për çështjen e raportit të tij ndaj pranimit të Ballkanit Perëndimor në Union, vuri në dukje sikurse tha, zgjedhje të kujdesshme të fjalëve-"afër, më afër dhe në BE".

"Kjo flet për atë që kemi folur tashmë, BE në disa shpejtësi, së pari tregu unik, pastaj diçka tjetër e atëherë anëtarësimi. Por, gjithësesi, ky është lajm i mirë për të gjithë ne", konstatoi Vuçiq.

Ky i fundit nuk beson, se Ukraina do të bëhet menjëherë anëtare me të drejta të plota e Unionit, por edhe nëse ndodh kjo, do t'i urojë pasi mbetet për t’u parë se me cilin territor do të hyjë Ukraina në BE.

Presidenti i Sërbisë tha se fjalimi i Merc ishte gjithëpërfshirës dhe në të cilin vuri në dukje nevojën për marrëdhënie pragmatike me amerikanët.

Raportoi se Merc kritikoi lëvizjen amerikane MAGA për çështjen e tarifave, sepse kjo nuk është politika e BE, si dhe për shkak të qëndrimit të saj ndaj Organizatës Botërore të Tregtisë dhe qëndrimit ndaj ndryshimeve klimatike. Shtoi se Merc tregoi se SHBA duhet të përllogarisin dhe një gjë, nëse BE dhe SHBA nuk janë bashkë, Kina së shpejti do të kalojë Amerikën.

Vuçiq tha se Merc foli shumë fort dhe ashpër ndaj Federatës Ruse deri në atë masë sa e habiti, por dhe kontribuoi në kuptimin e qëndrimit të qartë dhe të padyshimtë antirus tek gjermanët.

"Jo vetëm që e mbështesin fuqishëm Ukrainën, Merc tha qartë se Rusia është e sfilitur, por jo mjaftueshëm, sepse vetëm sfilitja e fortë mund të çojë deri në humbjen ruse. Foli dhe për krijimin e Europës së fortë, si dhe për herë të parë përmendi Nenin 42 të Marrëveshjes së BE sipas të cilit anëtarët duhet të mbrojnë njëri-tjetrin. Kjo ishte hera e parë që ai foli për këtë", spegoi presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit tha se Merc tha se Gjermania së shpejti do të bëhet ushtria më e fortë në Europë.

"Ajo edhe kështu është. Para dy vitesh investimet në industrinë mbrojtëse ishin 2.7 miliardë euro, ndërsa vitin e kaluar Gjermania investoi rreth 3.2 miliardë euro. Gjermanët e shfrytëzojnë këtë për zhvillimin e industrinë së tyre të përgjithshme. Ata punojnë ngushtë me inxhinierët dhe kompanitë ukrainase për të krijuar armë të reja. Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë është 108 miliardë euro dhe kjo pa pajisjet që porositën me vlerë 341 miliardë euro", tha Vuçiq.

Ai tha se Gjermania, veç fuqisë ekonomike e politike, dëshiron fuqi të madhe ushtarake në Europë.

Vuçiq tha se Merc e kritikoi presidentin e Francës për dëshirën për të biseduar me presidentin rus, pasi beson se kjo nuk duhet të bëhet derisa Rusia të jetë e sfilitur.

"Kam frikë se nuk do të shikojmë fund të luftës në Ukrainë. Është më mirë të shpresojmë për paqe diku tjetër. Këtu nuk do të ketë së shpejti", tha Vuçiq.

Ai theksoi se atmosfera në Konferencën e Sigurisë në Mynih të këtij viti, tregon seriozitetin e situatës në botë.

"Kam qenë në shumë konferenca të Mynihut, më parë kur vinin zëvendëspresidentët amerikanë, më duket se nuk ka pasur kurrë të tillë rrëmujë, sigurisht sot është edhe dita e çeljes së konferencës dhe foli kancelari gjerman, por pas pak minutash do të nisë të flasë edhe presidenti francez. Dëgjova kancelarin gjerman, ka shumë lajme në botë, pata takime me Xherard Keon, Vang Gi, Antonio Coshtën, ajo çka është shumë e rëndësishme me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës. Më pret darka ku do të jenë 20 kryeministra, presidentë dhe njerëz me ndikim, e më pas do të takohem me Zhelka Cvijanoviqin për të folur diçka. Ditë e ngjeshur, por ajo çka është e rëndësishme është të përmirësojmë bashkëpunimin mes Sërbisë dhe Kinës në të gjitha fushat. Për ne është e rëndësishme të nxisim përparimin teknologjik për çështjen e robotëve, të mësojmë shumë në fushën e inteligjencës artificiale", tha Vuçiq.

Duke komentuar takimin me presidentin e Këshillit Europian, Vuçiq theksoi se egzistojnë pika mosmarrëveshjeje, por edhe çështje tek të cilat Beogradi ende pret përgjigje.

Në konstatimin se në sondazhin më të fundit që e publikoi Politiko të kryer në SHBA, Kanada, Gjermani, Francë dhe Britani, në raport me vitin e kaluar, 10% është rritur numri i atyre që besojnë se në pesë vitet e ardhshme do të shpërthejë luftë globale, Vuçiq vuri në dukje se të gjithë vetëm për luftën po flasin.

"U panë më shumë uniforma se kurrë më parë në tubimin e këtushëm. As 1/10 e njerëzve me uniforma si sot nuk e kam parë më parë. Të gjithë flasin vetëm për armët, fuqinë ushtarake, përmendet dhe autonoma nukleare dhe siguria e Europës", paralajmëroi presidenti i Sërbisë.

Pyetjes në lidhje me deklaratën e anëtarit boshnjak të Presidencës së B&H, Denis Beqiroviq se "qeveria në Republikës Sërbe të Bosnjës tenton të destabilizojë B&H dhe të sulmojë Marrëveshjen e Dejtonit", u përgjigj se kjo nuk është asgjë e re dhe nënvizoi se Sërbia dëshiron marrëdhënie të mira me B&H.

"Asgjë e re. Ne dëshirojmë marrëdhënie të mira me B&H. Nuk e di më shumë nëse po fliste për Republikën Sërbe të Bosnjës apo për Sërbinë, ai zakonisht flet për njërën dhe për tjetrën, kështu që nuk kam asgjë për të shtuar", tha Vuçiq.