Gjuriq: Propozimi i kongresmenes legjislacioni më racional që tenton të ndihmojë pajtimin në Ballkan

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i Sërbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Gjuriq vlerëson se projekt-ligji që mbështet marrëveshjen e Brukselit ku disa ditë më parë është propozuar nga kongresmenia Klaudia Teni është legjislacioni më i rëndësishëm dhe më racional që është tentativë për të ndihmuar në pajtimin dhe normalizimin e raporteve në Ballkan për më shumë se një dekade.

"Kjo është po kaq e dobishme për të gjitha palët e përfshira. Ata që janë kundër ftohen për t’i dhënë fund shkeljes së të drejtave të njeriut të sërbëve në Kosovë*, duhet të informohen më mirë dhe të mendojnë me kujdes për vlerat e tyre”, tha Gjuriq në platformën “X”.

Teni më 19 dhjetor propozoi legjislacionin që do të ndalonte çdo ndihmë të mëtejshme të SHBA për Kosovën derisa të zbatoheshin disa kushte të përcaktuara në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

“Derisa jemi dëshmitarë të shtypjes dhe diskriminimit të vazhdueshëm të sërbëve kosovarë për shkak të mos-suksesit në zbatimin e dispozitave kyçe të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, është e domosdoshme që SHBA të mbajë qëndrim për demokracinë, paqen dhe stabilitetin në rajon” tha Teni.

Siç shtoi kjo e fundit, mbështetja e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 përcjell mesazh të qartë se ndihma e SHBA duhet të jetë në përputhje me parimet e marrëveshjes së vitit 2013, si dhe se egziston qëndrim i palëkundur ndaj aksioneve që cënojnë të drejtat dhe mirëqenien e sërbëve kosovarë.

“Ky ligj pasqyron përkushtimin tonë për të nxitur paqen dhe ngarkon me përgjegjësi kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë kosovare” tha Teni.