Gjuriq: Rreth fiaskos së Kurtit në KB më së miri flet historia fantastiko-shkencore e teorisë së komplotit për vrasjen e tij

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Asgjë më shumë nuk flet rreth fiaskos të cilën Albin Kurti pësoi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sesa historia e tij e fundit e trishtë fantastiko-shkencore për komplotin e vrasjes së tij, ka thënë ambasadori i Sërbisë në SHBA, Marko Gjuriq.

"Pasi 13 nga 15 anëtarë të KS të KB shprehën shqetësime serioze si pasojë e procedurave të tij me të vërtetë shkatërruese, ka mënyrë më të mirë për të sprapsur historinë sesa dikë kush keqtrajton, arreston dhe pastron mbarë grupin etnik. E sigurisht për këtë fajësoni Sërbinë. Përse nuk përfshihen dhe jashtëtokësorët në komplot?”, ka pyetur ironikisht Gjuriq në rrjetin social “X”.

Ai shtoi se Kurti ka harruar një gjë:

"Mundesh ndonjëherë të gënjesh disa njerëz, por nuk mund të gënjesh gjithë njerëzit përgjatë gjithë kohës".

Më herët Kurti deklaroi se gjatë vizitës në Shkup nuk ndihej i kërcënuar përkundër informacioneve se siguria e tij është kërcënuar nga, siç tha ai, “individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar”.