Gjuriq: Sërbia në 2026 e orjentuar drejt stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe progresit teknologjik

marko_duric_prijem
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka përgatitur sot pritjen tradicionale me rastin e Vitit të Ri sërb për shefat e misioneve diplomatike dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare të akredituar në Sërbi të cilëve u tha se prioritetet e Beogradit zyrtar për vitin 2026, do të jenë stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe progresi teknologjik.

Duke i’u drejtuar të pranishmëve, ministri Gjuriq ka theksuar se Sërbia këtë vit hyn me prioritete qartësisht të definuara.

“Dëshirojmë që 2026 të jetë vit i mirë për Sërbinë. Presidenti Aleksandar Vuçiq zyrtarisht i dha udhëzime Qeverisë e sigurisht dhe neve si shërbim diplomatik, pasi bashkëpunojmë mjaft ngushtë, që të fokusohemi tek dy prioritete kryesore. Së pari, ruajtja e stabilitetit në rajon, në nivel të brendshëm dhe kudo që mund të kontribuojmë, sepse stabiliteti është parakusht kyç për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të Sërbisë”, theksoi Gjuriq.

Sikurse tha, prioriteti ynë i dytë lidhet me përmirësimin e zhvillimit ekonomik, progresit teknologjik dhe rritjes së përgjithshme të ekonomisë sërbe, çka sikurse tha, është një nga parakushtet kryesore për arritjen e qëllimeve dhe ambicieve afatgjata të shtetit.

Ministri Gjuriq kujtoi dhe simbolikën e Vitit të Ri sërb, duke theksuar se shënon kthimin e administratës shtetërore në dinamikën e plotë të punës pas pushimeve dimërore, por dhe pjesë të veçantë të identitetit kombëtar dhe shpirtëror të popullit sërb. Shtoi se Viti i Ri Ortodoks është mundësi për reflektim me sfidat me të cilat përballemi, si dhe reflektim të planeve dhe hapave të ardhshme.

“Sot nuk do të mbaj fjalim të madh politik, mendoj se të gjithë kemi dëgjuar kaq shumë zhvillime dhe kaq informacione që kanë ndodhur në 12 muaj saqë të gjithë ende po përpunojmë të gjitha ndryshimet që po ndodhin përreth nesh. Këto ndryshime janë shumë të thella në sferën politike, ekonomike, të sigurisë dhe në sferën teknologjike, se po ndryshojnë mënyrën në të cilën funksionojmë dhe punojmë si qeveri, si diplomaci, si individë, madje dhe ndonjëherë në nivel mujor e javor", tha Gjuriq.

Ky i fundit falënderoi përfaqësuesit e trupit diplomatik për angazhimin e tyre në Sërbi, duke thënë se me punën e tyre kontribuojnë ndjeshëm në lidhjen më të mirë të Sërbisë me botën dhe pozitën e saj të qartë në hartën ndërkombëtare.

"Ju jeni ndër të njerëzit e rrallë në botë, mes diplomatëve të rrallë, mes zyrtarëve që me të vërtetë posedojnë apo tashmë posedojnë njohuri dhe eksperiencë të thellë rreth situatës momentale dhe gjërave në rajon dhe në Sërbi, ndaj dëshiroj t’ju falenderoj të gjithëve për shërbimin tuaj të shkëlqyer, dëshiroj t’i falënderoj dhe familjet tuaja dhe hajde të nisim vitin 2026 me nivel të matur, por të fort të bazuar në optimizëm", tha Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se Sërbia dhe në të ardhmen do të mbetet partner i besueshëm dhe dashamirës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në ceremoni morën pjesë rreth 130 zyrtarë, ndërsa në nisje të pritjes, ansambli artistik i Ministrisë së Mbrojtjes "Stanisllav Biniçki" interpretoi numrin "Bojarka".