Gjuroviq: Anëtarësimi i Prishtinës në KE nuk është në rendin e ditës
Burim: Reporteri
Ambasadori i Sërbisë pranë Këshillit të Europës në Strazburg Aleksandar Gjuroviq ka thënë se aplikimi i Prishtinës për anëtarësi në këtë organizatë as sot nuk është në rendin e ditës në seancën e komitetit të ministrave të KE, transmeton RTV.
Komiteti i ministarave as javën e kaluar nuk e vendosi në rendin e ditës kërkesën e Kosovës për anëtarësi në Këshillin e Europës.
Kosova më 12 maj të vitit të kaluar aplikoi yzrtarisht për anëtarësi në KE.
Sipas regullores së kësaj organizate, një prej kritereve për anëtarësi është pëlqyeshmëria që duhet të japin 2/3 e shteteve anëtare. Kjo do të thotë që 31 nga 46 shtete duhet të jenë pro. Në Këshillin e Europës janë 36 shtete anëtare të cilat kanë pranuar pavarësinë e njëanshme të Kosovës.
0 komentet