Gogiq: Sulmet ndaj sërbëve këtë muaj, mënyrë për të penguar bisedimet e reja mes Beogradit dhe Prishtinës
Analisti politik Ognjen Gogiq vlerëson se sulmet ndaj sërbëve të Kosovës këtë muaj, janë përgjigja e Prishtinës ndaj bisedimeve rreth marrëveshjes së re franko-gjermane dhe mënyrë sesi këto bisedime të pengohen.
Gogiq kujton se tensionet e shtuara në Kosovë ndodhën edhe gjatë verës, kur serbët kishin probleme me kartat e identitetit, targat dhe arrestimet dhe përgjigja e tyre ishte vendosja e barrikadave.
“Ajo situatë përjetoi një lloj kulmi në kuptimin se shkaktoi rritje të tensionit politik dhe një ekuilibër forcash, të cilat në fillim nuk e kaluan kufirin për t'u bërë të dhunshme, por tani kjo ka ndodhur. Mbërriti deri në eskalim të gjendjes dhe kjo diku mund të pritej” ka thënë Gogiq për Kosovo onlajn.
Analisti politik thekson se kur ka rritje të tensioneve dhe frustrim, këtë më së shumti e vuajnë sërbët, si pala më e vogël dhe më e dobët në Kosovë.
Në këtë situatë dilema më e madhe është nëse sulmet gjithnjë e më të shpeshta dhe serioze ndaj sërbëve qysh prej janarit janë ngjarje spontane e të izoluara si rezultat i sjelljes së individëve që nga njëra anë ndihen të frustruar, apo janë të inkurajuara prej politikës së Prishtinës, apo mos bëhet fjalë për diçka që është e orkestruar.
“Në momentin fillestar kur nisën këto sulme pas Vitit të Ri rreth Krishtlindjes, përshtypja ime ishte për diçka të izoluar dhe se bëhej fjalë për raste individuale, por tani është pak e tepërt që të të krijohet kjo përshtypje pasi bëhet fjalë për diçka të orkestruar”, tha Gogić.
Ai beson se nëse merren parasysh të dyja rastet, nuk dihet se cili është më i keq, sepse, siç sqaron ai, nëse sulmet janë të organizuara, pas tyre fshihet ndonjë qëllim politik dhe nëse rastet janë të izoluara, problemi është sesi të pengohen pasi individët ndihen të guximshëm për të ndërmarrë vetë sulme.
Sipas tij e vetmja rrugëdalje është dënimi i ashpër i atyre që kryejnë këto sulme me qëllim që t’u përcillet mesazh që mos të ripërsëriten.
Në Kosovë, ka vazhduaar ai, është krijuar atmosfera e pandëshkueshmërisë kështu që pala shqiptare fitoi përshtypjen se mund të sulmonte sërbët pa marrë asnjë përgjegjësi apo ndëshkim.
Duke marrë parasysh situatën e përgjithshme, Gogiq beson se “ne kemi hyrë në një situatë me sulme spirale”, dhe se mund të pritet që ato të bëhen më të shpeshta e më serioze.
I pyetur nëse bashkësia ndërkombëtare do të reagojë ndaj sjelljeve të tilla të Prishtinës, Gogiq thotë se bashkësia ndërkombëtare gjithmonë i jep prioritet institucioneve vendore dhe nuk ndërhyn, por pret që policia dhe gjyqësori në Kosovë të ndërmarrin veprime.
"Mendoj se derisa problemet të zgjidhen në nivel lokal, sulmet do të shtohen dhe se komuniteti ndërkombëtar do të reagojë vetëm kur gjërat të dalin jashtë kontrollit dhe situata të bëhet shumë e rëndë. Mendoj se sulmet dhe presionet ndaj sërbëve do të shtohen me vazhdimin e negociatave rreth marrëveshjes së re", ka thënë Gogiq.
Rreth asaj sesi sërbët të ndihmohen në nivel lokal, duke qenë se ata janë larguar nga institucionet në veri, Gogiq beson se kjo është një çështje serioze sepse incidente ndodhin edhe në jug të Kosovës, ku pala sërbe nuk është larguar nga institucionet.
“Egziston policia kosovare në veri të Kosovës e përbërë nga shqiptarë që flasin sërbisht dhe ata janë pika e parë e kontaktit. Megjithatë, problemi me veprimet e institucioneve vendore është i dukshëm dhe sërbët duhet t'u drejtohen përfaqësuesve ndërkombëtarë që operojnë në Kosovë, përkatësisht EULEX dhe Kfor”, ka thënë Gogiq.
Sipas këtij të fundit duhet të insistohet që Euleks dhe Kfor të shtojë prezencën në veri të Kosovës me qëllim pengimin e shqiptarëve për të sulmuar sërbët.
komentet