Gogiq: Votimi në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KE tregon se për Kosovën sërish krijohen preçedenca

Ognjen Gogić
Burim: Kosovo Online

Politikologu Ognjen Gogiq beson se Kosova deri tek anëtarësimi në Këshillin e Europës e pret rrugë e gjatë pas dhënies së opinionit pozitiv në Komitetin e Asamblesë Parlamentare dhe thotë se anëtarësia eventuale do të dëshmojë se për Kosovën vazhdimisht krijohen preçedenca. Gogiq bën të ditur se dhe që vendet që ngulmuan në anëtarësinë e Kosovës në Këshillin e Europës, kanë ushtruar presion ndaj Sërbisë sesi ajo të pranonte këtë anëtarësim, ndërsa ata kanë përgjigjen e atyre anëtarëve që besojnë se Kosova nuk është shtet, por dhe të atyre që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës por që nuk janë anëtarë në KE.

Gogiq për Kosovo onlajn thotë se votimi në Komitet, dëshmoi se Kosova vijon të ketë miq të fuqishëm në bashkësinë ndërkombëtare, mbi të gjitha Gjermaninë dhe SHBA, por këtu fokusi është ende tek shtetet europiane që kujdesen që Kosovën t‘a shtyjnë në Këshillin e Europës përkundër të gjitha procedurave

„Këtu dëshmohet situata që për Kosovën krijohen të gjitha preçedencat dhe se për Kosovën merren vendime të cilat janë të pakrahasueshme me situata të tjera", thekson Gogiq.

Ky i fundit kujton se në Këshillin e Europës në fund të vitit që shkoi, u publikua raporti i juristëve të shquar, i cili ka vënë në pah mangësitë që ka Kosova në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Siç shton ai, në atë raport theksohet qartë se ka probleme në sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, për shkak të të cilave kjo e fundit, nuk mund të bëhet anëtare derisa kjo situatë të përmirësohet.

“Vetë Këshilli i Europës tërhiqet dhe prej kritereve të veta për anëtarësim, por në përgjithësi nga ato kritere që i janë vendosur Kosovës. Kjo kurrë nuk ka ndodhur në historinë e kësaj organizate që Këshilli i Europës vetë të neglizhojë trashëgiminë dhe praktikën e vet për të lënë hapësirë për Kosovën. Kjo është e diskutueshme dhe është diçka që do të dëmtojë vetë reputacionin e saj pasi atëherë egzistenca e vet, është e pakuptimtë si organizatë që duhet të merret me promovimin e të drejtave të njeriut në tokën europiane e më gjerë”, thotë ai.

Gogiq beson se madje rruga e Kosovës do të jetë më e gjatë se sa pritej pasi, siç theksohet, pas këtij vendimi të Komitetit, do të diskutohet për këtë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila, siç thuhet, nuk mundet deri në fund të drejtohet dhe kontrollohet.

Gogiq thotë se në këtë debat do të marrin pjesë deputetë nga delegacione të ndryshme, nga vende të ndryshme, të cilët do të theksojnë se Kosova po pranohet pa të gjitha rregullat dhe procedurat, prandaj, siç shton ai, do të jetë shumë e vështirë për ithtarët e asaj mase që dhe para deputetëve dhe publikut europian të mbrojnë qëndrimet e tyre.

Ai thekson se pas Asamblesë Parlamentare të KE, eventualisht pasohet me votimin në Komitetin e Ministrave i cili siç thotë ai, është kontrovers dhe do të shkaktojë komplikime të brendshme për të cilat ka shtete anëtare të Këshillit të Europës që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe shtete që e njohin atë, por që nuk janë të gatshme të pajtohen që ajo të bëhet anëtare në këtë moment.

“Kjo do të sjellë mosmarrëveshje brenda Këshillit të Europës që nuk nevojitet dhe do të guxoja të them se Kosova nuk është e vlefshme që mes shteteve europiane të krijojë konflikte sidomos kur krijon preçedent që mund të përdoret më vonë edhe për pjesët e shkëputura të Ukrainës apo të vendeve kaukaziane të cilat gjithashtu kanë çështje të hapura territoriale. Kjo nuk është e nevojshme aq më tepër që vendimi është i paarsyeshëm”, thotë Gogiq.

Ajo që për të është më shqetësuese, siç bën të ditur, është se ato vende që po ngulmojnë tek anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës do të vazhdojnë t’a bëjnë këtë, por gjatë rrugës do të bëjnë presion edhe ndaj Sërbisë që t‘a pranojë.

“Kjo është si dhe me atë marrëveshjen Bruksel-Ohër, ashtu sikurse dhe me marrëveshjet e tjera-gjithmonë egziston ai problem që vendimet e Kosovës merren njëanshmërisht. Pavarësia e Kosovës është akt i shkëputjes së njëanshme dhe kjo realisht krijon probleme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe tashmë sërish po krijohet problem me Kosovën me atë çka po nxitet në Këshillin e Europës pa egzistencën e konsensusit të anëtarëve dhe rreth asaj që Kosova është shtet, por edhe rreth asaj se Kosova duhet të jetë në Këshillin e Europës. Mënyra më e lehtë për të dalë nga ky problem që do të lindë brenda Europës, është se Sërbia të detyrohet të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Europës, e atëherë ajo i përgjigjet kundërshtimeve që mund të kenë shtetet e tjera. Paradoksale, por kjo tashmë mund të sjellë deri në presione të mëdha ndaj Sërbisë që ajo të pranojë anëtarësinë e Kosovës në Këshillin e Europës sesi shtetet tjera të mos krijojnë probleme me këtë dhe Sërbia sërish të jetë në atë zonë ku do të ushtrohet presioni më i madh ndaj saj”, thotë ai.

Duke komentuar deklaratat e disa zyrtarëve ndërkombëtarë, mes të cilëve dhe presidentes së Komisionit Europian Viola fon Kramon, se dialogu Kosovë-Sërbi nuk është i lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, Gogiq thekson se kjo është vërtet e pakuptimtë. Ai thotë se parimi bazik në raportet ndërkombëtare është respektimi i detyrimeve të marra.

“Rendi ndërkombëtar prehet në atë që të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare marrin përsipër detyrime e më pas i respektojnë ato, pra i zbatojnë. Pa këtë, bota do të ishte në rënie të lirë, kjo e para është mesazh shqetësues që po përcillet se është e mirëseardhur në bashkësinë e shteteve europiane dhe se në të njëjtën kohë, mund të shkelë parimin e respektimit të detyrimeve të marra, kjo është gjëja e parë”, thotë Gogiq.

Si faktin e dytë të rëndësishëm që tregon se këto deklarata dhe qëndrime janë të pakuptimta, Gogiq thekson se këto marrëveshje rreth të cilave flitet, janë jo vetëm detyrime që dalin nga dialogu, por janë pjesë e rendit të brendshëm juridik të Kosovës.

“Kosova këto gjëra i ka mbledhur dhe në kornizën e vet ligjore sepse, të themi, BKS nuk është vetëm çështje marrëveshjeje. Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi se Bashkësia e Komunave Sërbe është pjesë e detyrueshme e rendit juridik të Kosovës e cila duhet të formohet sepse parashikohet me ligj që është ratifikuar si marrëveshje ndërkombëtare dhe ka përparësi madje dhe ndaj Kushtetutës së Kosovës. Këtu nuk është fjala që duhet të respektohen detyrimet nga dialogu, çka do të duhet tashmë që të respektohen dhe detyrimet që dalin nga Kushtetuta e tyre dhe legjislacioni”, bën të ditur Gogiq.

Sipas fjalëve të tij, tashmë po përcillet mesazhi se Kosova nuk duhet të respektojë sundimin e ligjit në përgjithësi, se nuk duhet të respektojë Kushtetutën e saj dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Në këtë situatë, është vërtet e paimagjinueshme që dikush të presë që Kosova të jetë pjesë konstruktive e dialogut, të marrë përsipër detyrimet dhe t'i zbatojë ato, ndërsa në të njëjtën kohë atë mesazh që Kosova mund të shurdhohet, në fund të fundit dhe ndaj vendimeve të Gjykatës së saj Kushtetuese“ thotë Gogiq.