Golob: Sanksione Sërbisë nuk do të çonin në zgjidhje të përhershme, nevojiten zgjedhje në veri
Kryeministri slloven Robert Golob bëri thirrje për kujdes kur bëhet fjalë për miratimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Sërbisë pas ngjarjeve të fundit në Banjskë dhe shprehu dyshimin se vendosja eventualisht e tyre, do të kontribuonte në arritjen e një zgjidhjeje të përhershme.
Ai para nisjes së samitit të Bashkësisë së Politikës Europiane në Granada, u tha gazetarëve se sanksionet nuk do të çonin në zgjidhje të përhershme, por Sllovenia do t'i bashkohej atyre nëse BE do të kishte pozicion unik.
Shefat e shteteve dhe qeverive ende nuk kanë diskutuar për sanksionet e mundshme, tha Golob dhe theksoi se zgjidhja e situatës aktuale, është mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komuna me shumicë sërbe në veri të Kosovës.
“Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm, konsistentë dhe këmbëngulës” ka thënë Golob i cili nuk beson se sanksionet do të çonin në zgjidhje të përhershme.
Ai tha se është e nevojshme zbardhja e situatës dhe gjetja e zgjidhjes afatgjatë.
"Nëse do të jetë e nevojshme dhe nëse krijohet pozicion unitar, Sllovenija kësaj do t’i bashkohet", ka thënë Golob dhe shtoi se sanksionet nuk mund të jenë hapi i parë dhe i vetëm.
Ai dënoi ngjarjet e fundit në Banjskë dhe tha se zgjidhje për situatën momentale në Kosovë është mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komuna me shumicë sërbe në veri.
0 komentet