Çfarë do të bëhet me kërkesat që BE të vendosë masa kundër Sërbisë?
Pavarësisht thirrjeve gjithnjë e më të zëshme nga disa qendra europiane, por edhe nga rajoni, se Sërbisë pas ngjarjeve në Banjskë, t’i vendosen masa ndëshkuese, i tillë vendim nuk është i sigurt për momentin, besojnë bashkëbiseduesit e Kosova Onlajn madje tregojnë se drejt Brukselit do të drejtohen disa lëvizje në këtë drejtim, ato do të ishin shumë larg sanksioneve të viteve nëntëdhjetë.
Masat ndaj Sërbisë pas ngjarjeve në Banjskë, ku mbetën të vrarë tre sërbë dhe një polic shqiptar, prej ditësh kërkohet nga politikanët europianë, kryesisht nga Gjermania dhe Britania e Madhe dhe këtyre kërkesave, i’u bashkuan dhe kryeministri shqiptar dhe ai kroat Edi Rama dhe Andrej Pllenkoviq.
Dhe zëdhënësi i BE Peter Stano tha pak ditë më parë se BE është "e gatshme të vlerësojë masat në lidhje me Sërbinë, nëse vendet anëtare vendosin të kenë informacion dhe fakte të mjaftueshme".
Sot ka folur edhe kryetarja e Këshillit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe Alisha Kerns e cila theksoi se Britania e Madhe, SHBA dhe BE ende nuk kanë marrë ndonjë masë ndaj Sërbisë, e cila, sipas saj, është përgjegjëse për konfliktet në Banjskë, ndërsa Kosova vazhdon të gjendet nën sanksionet e BE.
Njëkohësisht Viktor Orban deklaroi haptazi se Hungaria nuk përkrah ndëshkimin e Sërbisë, ndërsa qëndrime të ngjashme shprehën edhe deputetë të shumtë të Parlamentin e BE.
Dhe kryeministri slloven Robert Golob tha gjithashtu para samitit të sotëm të Komunitetit Politik Europian në Granada, ku marrin pjesë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, se nuk mendon se sanksionet janë zgjidhja dhe se ato mund të çojnë në zgjidhje e përhershme.
Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn shprehin shumë arsye për të cilat besojnë se sanksionet serioze në këtë moment ndaj Sërbisë nuk janë të qarta, mes të cilave dhe fakti se ende nuk bëhet i ditur informacioni për zhvillimet në Banjskë dhe se për këtë nevojitet kryerja e një hetimi të paanshëm dhe të plotë.
Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike Millan Kërstiq vlerëson për Kosovo onlajn se është jo reale vendosja e masave ndaj Sërbisë pasi beson se do të kishte shumë shtete brenda BE që janë kundër kësaj.
"Arsyeja për këtë është se BE si lehtësuese e dialogut ka pozicion të privilegjuar, çka nënkupton se nuk duhet të sforcohet në këtë moment, i cili është shumë i brishtë dhe ku është e mundur që situata të destabilizohet më tej, me çfarëdolloj masë të ashpër që do të çonte deri në përkeqësimin e besimit mes Beogradit dhe Prishtinës” spegon Kërstiq.
Ky i fundit beson se edhe nëse do të kishte disa masa ndëshkuese, ato do të lidheshin më shumë me ndonjë formë të sanksioneve diplomatike, siç janë ato që ekzistojnë aktualisht ndaj kryeministrit kosovar Albin Kurti.
"Mund t'i referohen anulimit të disa formave të ndihmës, duke bërë të ditur se rruga e hyrjes në BE është e ngrirë deri në njoftimin e mëtejshëm. Çfarëdolloj sanksioni që të kujton ato të viteve '90 ose ato që janë duke u zbatuar aktualisht ndaj Rusisë, jam absolutisht i sigurt se nuk do të merren parasysh. Këto masa të para, të cilat janë të kufizuara, janë të mundshme, por vetëm nëse do të shkohet drejt eskalimeve të reja” thotë Kërstiq.
Ky i fundit sqaron se Komisioni Europian, përkundër vendimit të Këshillit të BE mund të iniciojë një pjesë të mekanizmave ndëshkuese, të cilat janë të kufizuara dhe shton se nuk egziston mundësi për sanksione më të ashpra, sepse ato i vendos Këshilli.
“KE mund të vendosë disa kufizime në programet e ndihmës ekonomike, dhe kjo është e mundur të ndodhë, por për nga arsyet që kam thënë tashmë, pasi KE është dikush që është përgjegjës për ndërmjetësimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe ku faktikisht është emëruar dhe i dërguari special. KE kujdeset që të jetë ndërmjetësuese në këtë proces, kështu që nuk besoj që përmes këtij procesi politiko-diplomatik do të arrinin në atë masë. Kjo do të jetë më shumë lloj thirrjeje, eventualisht kërcënim, që nëse do të shkohej në të tillë situatë, mund të shkohej deri në implementimin e masave të tilla”, thekson Kërstiq.
Ky i fundit beson se rreth ndërprerjes së liberalizimit të vizave e cila gjithashtu përmendet si masë e mundshme, po flitet në këto momente.
“Kjo është masë që mund të shfaqet për disa arsye të tjera. Kanë qenë situata në të cilat është folur se mund të shkohet nën revizionim, por për arsye të tjera, siç është hyrja e shtetasve nga vende të treta në Sërbi të cilët nuk janë në liberalizimin e vizave me vendet e BE si qytetarët e Kubës, Indisë. Kjo masë mund të jetë edhe për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve. Sërbia ka harmonizuar rregulloren e saj, nuk kemi numër të madh të azilkërkuesve. Këto janë tema kryesisht nga fusha e punëve të brendshme” thotë Kërstiq.
Nënkryetarja e Qendrës për Politikë të Jashtme Suzana Grubjeshiq thotë për Kosovo onlajn se nuk pret që në Bashkimin Europian të merret në konsideratë çfarëdolloj mase ndaj Sërbisë para përfundimit të hetimit për ngjarjet tragjike në Banjskë.
Grubjeshiq kujton se edhe para ngjarjes në Banjskë, kur u vranë tre sërbët dhe polici shqiptar, ka patur kërcënime për sanksione dhe për Prishtinën dhe për Beogradin.
"Do t'ju kujtoj se me sanksione kërcënoi dhe presidenti francez Emanuel Makron nëse nuk nis me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa tani janë ato zëra dhe kërkesa që të dënojnë Sërbinë akoma më shumë. Spektri i sanksioneve të mundshme është i gjerë: nga rifutja e vizave, përmes mohimit të mbështetjes financiare, e deri tek ndonjë izolim. Në nivelin e BE të gjitha masat kufizuese ndaj një vendi ndërmerren me konsensus dhe kjo ka pak gjasa, por egzistojnë masa të cilat ndonjë anëtar mund t’i vendosë bilateralisht. Deri në mbarimin e hetimit rreth Banjskës, nuk do të duhet të bisedohet në këtë temë brenda BE, e jo më të vendoset ndonjë gjë”, beson Grubjeshiq.
Kjo e fundit megjithatë thotë se kjo nuk e pengon Parlamentin Europian që kërkesën e socialistëve t’a diskutojë dhe të ndërmarrin rezolutë juridikisht jodetyruese që megjithatë do të ketë ndikim politik mbi "pushtetin egzekutiv"-Komisionin Europian dhe Këshillin e BE.
“Gjithësesi periudhë shumë e vështirë qëndron para nesh, kërkesat janë ngritur dhe e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo është hetim i paanshëm i ngjarjeve në Banjskë, de-eskalim i plotë në veri të K&M dhe rol shumë më të madh të KFOR në sigurimin sa më parë të paqes dhe stabilitetit” përmbyll Grubjeshiq.
Dhe drejtori i Qendrës për Politikë moderne dhe redaktori i portalit Ballkani perëndimor Europian Nemanja Todoroviq Shtiplija beson se BE nuk do të nxitojë për vendosjen e masave kufizuese për Sërbinë të cilat janë kërkuar prej disa vendeve të Unionit dhe rajonit, derisa të konfirmohet se çfarë ndodhi me të vërtetë në Banjskë më 24 shtator.
"Në Granadë do të jetë mundësi unike që presidenti i Sërbisë dhe presidentja e Kosovës të jenë ballë për ballë në takimet me liderët e BE dhe shteteve anëtare. Besoj se përfaqësuesit e shteteve anëtare do t’i përcjellin si presidnetit të Sërbisë dhe presidentes së Kosovës qëndrimin e vet rreth ngjarjeve në Banjskë. Bashkimi Europian nuk do të nxitojë me vendimet e veta sa i përket ndonjë lloj mase kufizuese ndaj Sërbisë derisa nuk provohet se çfarë ndodhi me të vërtetë në Banjskë para 10 ditësh" ka thënë Shtiplija për Kosovo onlajn.
Ky i fundit shton se shtetet e BE mund të marrin masa strikte në kuadër të Këshillit të BE por edhe për këto nevojitet konsensus të shteteve anëtare.
Sipas fjalëve të tij, në rastin e Sërbisë nuk do të shkohet drejt konsensusit të Unionit.
“Supozimi është se kjo nuk do të jetë e mundur në rastin e Sërbisë, sepse sigurisht që kemi një vend të BE që nuk do të mbështesë masa të tilla kufizuese ndaj Sërbisë” theksoi Shtiplija.
Nga ana tjetër vëren Shtiplija, ato masa kufizuese që i’u vendosën Kosovës për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, mund të zbatohen edhe për Sërbinë, të cilat, siç thekson ai, BE pati theksuar në momentin kur i’a vendosi Prishtinës.
“Këto masa kufizuese duhet të nënkuptojnë në radhë të parë se të gjitha marrëdhëniet mes Sërbisë dhe BE janë të orientuara drejt dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se ky duhet të jetë fokusi kryesor i marrëdhënieve në këtë moment” përmbylli ai.
0 komentet