Grenel: Kurti ta lirojë menjëherë serbin e arrestuar, nëse nuk e bën këtë, SHBA të ndalojë të gjitha ndihmat
Burim: gazeta ekspres
Ish-i dërguari i presidentit amerikan, Riçard Grenell, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të lirojë urgjentisht serbin e arrestuar, Dejan Pantiq.
Grenell tha në Twitter se të gjitha vendkalimet duhet të hapen dhe barrikadat të hiqen në të njëjtën kohë.
"Dhe nëse Kurti nuk e bën menjëherë, atëherë SHBA duhet të ndalojë të gjitha ndihmat. Ne nuk duhet të mbështesim dikë që krijon terror. Unë u bëj thirrje evropianëve të ndryshojnë drejtimin e strategjisë së tyre Kosovë-Serbi. Ata NUK po e ndihmojnë krizën ballkanike - po e përkeqësojnë atë me ndërhyrjet e tyre të njëanshme dhe të parregullta. Dhe lironi Hashim Thaçin menjëherë nga Haga”, tha Grenell.
0 komentet