Represioni dhe aplikimi për në BE
Prej shtatorit të 2020 kur u nënshkrua marrëveshja e Uashingtonit e deri më sot ka vijuar intensivisht gjendja e nderë në Kosovë. Përditë policia ndërmerr akte të cilat ngjasojnë edhë më shumë dhe na kujtojnë Irlandën e Veriut e viteve '80 të shekullit të kaluar, por në ndryshim me atë periudhë ku organizatorët kryesorë të rrëmujërave ishin grupet kryemgritëse, sot është qeveria e Kosovës është organizatore.
Lind pyetja interesante për motivet që shtyjnë qeverinë aktuale të ushtrojë në forma të reja konfliktin nga java në javë, duke u mbështetur pothuajse tërësisht në veprimet e policisë dhe njësive speciale, veçanërisht në raport me sërbët. Kur pushteti në Kosovë është padyshim në duart e shumicës etnike, atëherë të gjitha këto incidente nuk i shërbejnë asnjë qëllimi të brendshëm, por janë të orientuara drejt faktorëve të jashtëm që luajnë rol në Kosovë.
Këto zhvillime kane karakteristika krejtësisht të reja në dritën e aplikimit të paralajmëruar të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili parashihet të ndodhë gjatë javës së ardhshme. Në këtë rast sjellja e Bashkimit Evropian sigurisht që do të jetë mbresëlënëse, sepse do të tregojë sesi e vlerëson situatën gjatë muajve të fundit në lidhje me Kosovën, veçanërisht që nga lançimi i platformës së re të dialogut ku kërkon gatishmërinë e aktorëve kryesorë me qëllim bashkëpunimin dhe arritjen e kompromisit të mundshëm.
Bashkimi Evropian ka prezantuar planin franko-gjerman të modifikuar ku shqyrtimi dhe pranimi i mundshëm i tij kërkon një atmosferë krejtësisht të ndryshme në Beograd dhe Prishtinë. Për një qasje reale ndaj kësaj teme, kërkohet një atmosfere minimalisht bashkëpunuese dhe besimi i të tre subjekteve. Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt javën e kaluar në Tiranë, pavarësisht tensioneve, solli rezultate pozitive dhe hapi dyert për rikthimin e besimit. Por vetëm për një kohë të shkurtër. Për momentin nuk duket se Beogradi po bën ndonjë gjë për të ndryshuar statuskuonë në Kosovë, ndërsa politika e Prishtinës është krejt ndryshe.
Presionet e vazhdueshme dhe thuajse të ethshme tregojnë synimet e Prishtinës për të imponuar Kosovën si temë me çdo kusht në rrethanat e tashme madje edhe me koston e rrezikimit të dialogut në Bruksel, megjithëse është e qartë se Ukraina ka primatin dhe atë për SHBA dhe Evropën. Kjo është arsyeja që përcakton marrëdhëniet mes tyre në një nivel shumë më global sesa Kosova. Ideja e Prishtinës, siç duket, është që në valën e madhe antiruse të Perëndimit, në emër të marrëdhënieve me Rusinë, qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës të injorohen dhe të refuzohen në të njëjtën masë. Por jo vetëm ato, por edhe të gjitha detyrimet ligjore që parashihen nga Rezoluta 1244, e cila është e vetmja bazë juridike ndërkombëtare për ekzistencën e Kosovës aktuale, pavarësisht se cili shtet e ka njohur Kosovën apo ka çelur ambasadë në Prishtinë.
Në fund, nga Prishtina thuhet pafundësisht se përfundimi i dialogut me njohjen reciproke të Sërbisë dhe Kosovës pritet në mars të vitit të ardhshëm, gjë që është mohuar vazhdimisht nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, pasi kjo krijon bazën për një përballje të re në të ardhmen. E gjithë kjo këtë herë u shënua me përdorimin masiv të policisë dhe njësive speciale të Kosovës, dhunën ndaj popullatës serbe dhe në fund mbylljen e pikëkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinje. Policia e Kosovës çorientoi dhe pushtoi pa nevojë komisionet zgjedhore në komunat sërbe, në të cilat u ndihmuan nga forcat e EULEX ndonëse për të gjithë duhet të ishte e qartë se nuk do të kishte zgjedhje në veri, sepse ata që flasin në fund janë SHBA dhe BE. Nuk mund të thuhet se lëvizjet e tjera u karakterizuan nga maturia dhe vlerësimi i arsyeshëm i rrethanave dhe as nga reagime të pjekura emocionale.
Të metat e kësaj politike janë vërejtur nga opozita ndaj qeverisë aktuale të Kosovës, e cila nuk ka përmbajtur fjalët për të përshkruar sesa të rezikshme e konsideron këtë politikë. Në këtë spikat trajtimi i autoriteteve kosovare ndaj familjes Petroviq në Hoçë të Madhe dhe prodhimit të verës së tyre. Në vend që të inkurajojnë dhe ndihmojnë kapacitetet ekonomike të serbëve në Hoçën e Madhe, e cila mbeti me rreth njëqind banorë dhe disa dhjetëra sërbë, autoritetet e Kosovës, me një procedurë në dukje ligjore, me një veprim demonstrativ të policisë, njësitet speciale dhe doganierët, sekuestruan gjithë prodhimin që kishte kjo familje.
Ndonëse autoritetet e Kosovës kishin një arsenal të tërë opsionesh para vetes, ata vendosën opsionin represiv i cili përshtatet me mënyrën e përgjithshme të trajtimit të sërbëve në Kosovë javët e fundit. Kjo procedurë shumë e rrezikshme, jo për herë të parë, ishte mbyllja e vendkalimeve administrative Bërnjak dhe Jarinje, jo vetëm sepse këto janë të vetmet rrugë legale që lidhin Serbinë me Kosovën, por sepse këto masa mund të shoqërohen me tendenca dhe synime të rrezikshme brenda Kosovës çka mund të ndezë flakët e një konflikti serioz e më të gjerë, madje edhe rajonal.
Pas kësaj këto vendkalime jo vetëm që duhet të jenë nën kontrollin e autoriteteve të Kosovës dhe policisë së Kosovës, por edhe të UNMIK ku do të duhej të luante një rol dukshëm siç parashikihet dhe vendimi për mbylljen e tyre duhet të mos jete ne kompetencën e Policisë së Kosovës. Kaq shumë veprime represive në muajt e fundit shton pyetjen nëse jemi dëshmitarë të një rasti unik të shndërrimit të territorit të administruar nga OKB në një diktaturë policore-ushtarake të organeve të qeverisjes vendore, para syve të SHBA dhe BE?
Për këtë arsye, sigurisht që do të ishte e dobishme për Këshillin e Sigurimit të OKB që të rishqyrtonte çështjen e kapaciteteve demokratike dhe aftësinë e autoriteteve vendore për të menaxhuar këtë territor bazuar në parimet e "qeverisjes së mirë", për të vlerësuar situatën aktuale dhe miratuar rekomandimet e nevojshme. Për këtë duhet të kujdeset përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm, i cili ka kompetenca ekzekutive civile që i janë në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Përfaqësuesja e re e Këshillit të Sigurimit të OKB Karolina Zijade, tashmë ka vërejtur probleme të shumta në Kosovë kur foli në Këshillin e Sigurimit të OKB për Kosovën në tetor të këtij viti. Prej atëherë e deri më sot, rëndësia e notave të saj nuk është mohuar në masën më të madhe. Ajo vërejti se “ndërhyrjet diplomatike” sjellin një qetësi të përkohshme, në formën e afateve të zgjatura dhe premtimeve se bisedimet do të vazhdojnë. Megjithatë, gatishmëria e palëve për të rrezikuar një konfrontim të rrezikshëm në terren, në rastin më të mirë, e ka vonuar procesin dhe në 'rastin më të keq mund të çojë në pasoja shumë më të rënda, veçanërisht të padëshiruara.
Karolina Zijade vuri në dukje se në Kosovë ekziston një "vijë e paqartë midis provokimit politik dhe armiqësisë së fshehtë" dhe për këtë arsye kujtoi se KFOR ka një rol për të njohur paqartësitë e tilla dhe për të siguruar dhe ruajtur sigurinë në Kosovë. I dërguari amerikan Gabriel Eskobar, i cili nesër vjen në Prishtinë, ka shansin e parë për të sqaruar disa paqartësi. Dhe shenjat e para për të parë nëse ja ka dalë, do t'i shohim javën pasuese nëse do të jenë të pranishme ncidente, provokime dhe aksione agresive.
Shkruar nga Dragan Biseniq, gazetar
komentet