Grenell: Kurti po shkakton probleme, Osmani të vendosë nëse është me të apo me bashkësinë ndërkombëtarët

Ricard Grenel
Burim: Kosovo Online

Ish i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po krijon problem në Ballkan dhe e pyeti presidenten Vjosa Osmani nëse është me Kurtin apo me bashkësinë ndërkombëtare.

“Bota është e bashkuar në pohiminë se Albini po krijon probleme në mënyrë të njëanshme në Ballkan. Është koha që Vjosa Osmani të vendosë nëse është me Kurtin apo me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Grenell në rrjetin social “X”.

Ai po ashtu ka thënë se heshtja e saj për zgjedhjet dhe formimin e AKS do të thotë se edhe ajo është pjesë e problemit të Kurtit.