Gujon: Deklaratat e Klarkut shokuese dhe të papërgjegjshme, sërbët në Kosovë para zhdukjes
Drejtori i Zyrës për Kulturë Publike dhe Diplomaci Arno Gujon ka theksuar se deklaratat e ish shefit të forcave të NATO-s në Europë Uesli Klark janë “shokuese dhe të papërgjegjshme” dhe pyeti nëse duhet të lejohet zhdukja e sërbëve në Kosovë.
“Këto janë deklarata shokuese dhe të papërgjegjshme. A duhet me të vërtetë të lejojmë që sërbët kosovarë të zhduken për të kënaqur synimet afatgjata të neokonservatorëve të caktuar? A duhet të heshtim para deklaratave të ish liderit ushtarak që tashmë duket si një lloj lobisti për fraksionet ekstremiste shqiptare në Kosovë” ?, ka reaguar Gujon ndaj deklaratave të djeshme të gjeneralit Klark për ABC njuz.
Ai vlerësoi se Klark dha disa deklarata të pasakta dhe të gabuara në lidhje me fushatën e bombardimeve të Sërbisë në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë.
“Roli i gjeneral Klarkut në këtë është shumanësh dhe si pasojë e vlerësimeve jokritike të fakteve të pasakta të zhvillimeve të kaluara, Zyra që drejtoj ka bërë deklaratë për publikun” ka theksuar Gujon në llogarinë e tij në “X“.
Klark për ABC njuz deklaroi se “Sërbia duhet të pranojë të ardhmen e vet pa Kosovën” dhe se është krenar për operacionin që komandoi 25 vite më parë pasi solli “kryesisht paqe” në rajon.
Në deklaratën e Zyrës për Kulturë Publike dhe Diplomaci, Gujon thekson se të gjitha këto thënie janë thellësisht dëmtuese për Sërbinë dhe pakicën kristiane sërbe në Kosovë.
“Këto thënie janë thellësisht dëmtuese për Sërbinë, veçanërisht për pakicën sërbe kristiane në Kosovë e cila vijon të jetë e shtypur nga ana e shumicës myslimane shqiptare.
Të drejta të privuara, të trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, të krishterët kosovarë jetojnë të izoluar në geto, duke dalë jashtë vetëm në rrezik të madh personal dhe ndonjëherë ekspozohen ndaj pogromeve të dhunshme. Nga 250.000 banorë që ishin në vitin 1999, sërbët kosovarë tashmë janë më pak se 100.000 dhe presioni ndaj tyre vijon të rritet” thotë Gujon në deklaratë.
Thekson se nuk shikon se për çfarë mund të jetë krenar gjenerali Klark, pasi gjatë 78 ditëve Nato “u duk se nuk respektoi të drejtën ndërkombëtare dhe KB duke hedhur bomba në Sërbi, duke goditur pamëshirshëm infrastrukturën civile sikurse tregjet dhe objekte banimi.
“Situata humanitare në Kosovë është humbëse” ka thënë Gujon.
Ky i fundit kujtoi deklaratën e ish sekretarit të përgjithshëm të KB Kofi Anan të vitit 1999 që “sulmet ajrore të NATO shkaktuan viktima të shumta civile dhe shkatërruan shumë dhe dëmtuan në masë infrastrukturën dhe mjetet e prodhimit patën ndikim shkatërrues në industri, punësim, mjedis, shërbime bazë dhe bujqësi”.
“Mes viktimave më të rrezikuara dhe të neglizhuara janë mbi 500,000 refugjatë sërbë nga konfliktet e ndryshme jugosllave të së kaluarës, civilët, shkatërrimi sistematik i pronave dhe mjeteve të jetesës, paligjshmëria dhe dhuna e pakuptimtë, mijëra vrasje të konfirmuara, vdekje të panumërta të paspegueshme dhe vuajtje të papërshkrueshme (...) Rajonet që vizitoi Misioni në Kosovë, ishin dëshmitarë të një sërë vrasjesh, zjarrvëniesh, grabitjesh, dëbimesh me forcë, dhunë, sulme hakmarrëse dhe terrori me synim çrrënjosjen përfundimtare të tyre”.
“Mbijetesa e tyre varet ekskluzivisht nga lidhja e brishtë që mbajnë me Beogradin”, ka thënë Gujon.
Ky i fundit shton se në një situatë ku Sërbia po i afrohet BE ndërsa Perëndimi po përballet me marrëdhënie të tensionuara me Rusinë dhe SHBA po inauguron presidentin e ri i cili pritet të merret me konfliktet në vazhdim, komentet e gjeneralit Uesli Klark hapin pa nevojë plagë të vjetra.
“Në përfundim të intervistës së tij, gjenerali amerikan deklaroi: “Shqipëria po ecën shumë mirë ekonomikisht dhe Kosova mund të bëjë edhe më mirë. Besoj se kjo është periudhë tranzicioni”. Megjithatë, Kosova-e cila njihet nga më pak se 100 shtete-vijon të konsiderohet shtet mafioz, bazë e aktiviteteve të ndryshme ilegale që lidhen me Bashkimin Europian” konkludoi Gujon.
0 komentet