Vuçiq: Saks ka të drejtë kur thotë se qëllimi i bombardimeve në 1999 ishte që të thyhej Sërbia
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar sot se pajtohet plotësisht me deklaratën e profesorit amerikan Xhefri Saks i cili tha se qëllimi i bombardimeve në 1999 ishte që të thyhej Sërbia, ndryshim i kufinjve shtetërorë e kështu që bëhet fjalë për për vendim antiligjor i pamiratuar nga KB.
Saks ka thënë dhe që bombardimi i Sërbisë kishte për synim ndërtimin e Bondstillit ndërsa presidenti i Sërbisë thekson se ka mundësi, por tashmë "kjo nuk ka më rëndësi".
"Deklaratë mjaft e çmueshme dhe e rëndësishme e një prej profesorëve më të njohur në botë dhe unë me të do të pajtohesha, ai në të ka thënë dy gjëra të rëndësishme. Në botë rrallë dëgjon se bombardimet ishin në kundërshti me Kartën e KB dhe rregulloren e saj. Sërbia u sulmua dhe ndaj saj u ushtrua agresion. Një gjë e veçantë për mua kur tha se u shkua në thyerjen e Sërbisë, ky ishte qëllimi dhe jo ndonjë katastrofë humanitare. Përherë do të gjeni mënyrë për të justifikuar sjelljen tuaj të paligjshme, por thelbi ishte thyerja e Sërbisë dhe marrja e territorit dhe nëse një pjesë e kësaj historie është se qëllimi është ngritja e bazës më të madhe në Ballkan, kjo nuk është e rëndësishme” ka thëenë Vuçiq.
Ky i fundit thotë se bashkësia ndërkombëtare përpiqet të zgjidhë situatën në Kosovë dhe konvertohet nga "kundër të drejtës ligjore" si e si të vazhdojë të punojë për interesat e veta.
"Kur rusët thonë se çfarë keni bërë në Kosovë, ata duan vetëm në një farë mënyre të rivlerësohet situata në K&M nga ilegale në legale që të fajësojnë rusët për këtë që po bëjnë sot” ka thënë Vuçiq.
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar se Sërbia dhe Republika Sërbe e Bosnjës por edhe mbarë populli sërb dje përgjatë kremtimit të 29 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, ka qenë i ekspozuar jo vetëm nga sharjet dhe të pavërtetat, por më drejtpërdrejt edhe nga kërcënimet.
"Kemi patur mundësinë të ndiqnim zhvillimet në Srebrenicë përvjetorin e 29 nga masakra dhe në vend që të ishte mundësi për pajtim, fjalë respektuese ndaj viktimave, Sërbia, populli sërb, Republika Sërbe e Bosnjës kanë qenë të ekspozuar jo vetëm nga sharjet, të pavërteta, por edhe nga kërcënimet më të drejtpërdrejta", ka thënë Vuçiq.
Sikurse bën të ditur, Sërbia po përballet me sfida të panumërta politike të cilat nuk i ka krijuar vetë ashtu sikurse ku as në se në cilën mënyrë nuk është as përgjegjëse.
"Me konfliktin në Ukrainë dy vjet e gjysmë më parë, shumë përreth nesh tentuan t’a shfrytëzonin këtë për goditje përfundimtare ndaj Sërbisë pasi vetëm Sërbi e poshtëruar, ekonomikisht e dobët, politikisht e ndarë, teritorialisht çka është e ndarë, mund të jetë e mirëseardhur", theksoi ai.
Shtoi se në dy vite e gjysmë qysh kur nisi lufta në Ukrainë, mund të dëgjoje se Sërbia është e gatshme për konflikte të reja lufte.
"Mund të dëgjonit se çështja është se kur do të më jepte mua urdhër Putini që të ndërmerrja sulm ndaj ndonjë vendi në rajon", ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se ata që tentuan që të shembnin Sërbinë u shërbejnë mbi gjithçka interesave të huaja dhe shmangnin çfarëdolloj dialogu dhe marrëveshjeje me Sërbinë.
Të njëjtët këta, tha Vuçiq, u bënin thirrje fuqive perëndimore dhe mbështetësve të tyre të përpiqeshin për të ndryshuar të vërtetën sesi të shkatërronin Sërbinë dhe t’a bënin këtë me rishikim të historisë.
Vuçiq tha se përpiqen në atë mënyrë të shuanin dhe harrohej Jasenovaci dhe Stuhia si dhe të gjitha krimet e kryera ndaj sërbëve.
Vuçiq shtoi se kundër Sërbisë po bëhet fushatë ku ajo prezantohet si "agjente ruse" dhe shtet që dëshiron luftë.
"Akuza të gënjeshtërta për Sërbinë që dëshiron luftë, është në përpjesëtim të zhdrejtë me atë çka me të vërtetë ndodh dhe Sërbia këtë nuk e dëshiron me asnjë çmim", tha Vuçiq.
Sërbinë e akuzojnë, tha ai, se është vend me pamjaftueshmëri të demokracisë.
"Për të arritur të gjitha këto, para së gjithash është i nevojshëm shkatërrimi ekonomik i Sërbisë, e cila përditë forcohet edhe më shumë” theksoi Vuçiq dhe shtoi se përparimi i Sërbisë dëshmohet edhe nga numri i madh i autoveturave dhe markave të cilat qytetarët blejnë. Përmendi se po tentojnë të ngadalësojnë zhvillimin e Sërbisë përmes mbajtjes larg të integrimit europian dhe "jadarit".
“Dhe që të gjitha sa më sipër të kenë sukses, po ndërmerret agresion mediatik politik, çka mund të shikohet nëse ndiqni mediat europiane, ndërkombëtare, rajonale dhe sërbe”, tha presidenti i Sërbisë.
Sipas fjalëve të tij, mediat kryesore në Podgoricë, Mal të Zi, Prishtinë po shkojnë shumë larg me “gënjeshtrat dhe gjëra pa kuptim”.
"Kur nuk keni asgjë çka t’i ofroni popujve tuaj, nuk mund t’a krahasoni me Sërbinë," tha ai.
Ne nuk do luftojmë ndaj boshnjakëve dhe ky është mesazhi im për mbarë boshnjakët
Duke thënë se para dy-tre ditësh, Kuvendi i Republikës Sërbe të Bosnjës mori vendimin për të shtyrë seancën rreth shkëmbimeve të territoreve, Vuçiq tha se kjo duhet të kishte shkaktuar të paktën një lloj respekti tek "ata të tjerët", por kjo megjithatë nuk meritonte të ishte as lajm.
Thekson se për këtë ata nuk dëshirojnë që diçka e tillë të shtyhet apo të ndalet sepse duan konflikte plus për ndërhyrjen e NATO në Sërbi.
“Dhe kjo është e përbashkët dhe për forcat në Prishtinë, në Sarajevë dhe shumë të tjerë. Presin mundësinë sepse NATO nuk kishte guxim të sulmonte Rusinë, ashtu sikurse Sërbia e vogël sepse po të kishin parime, do të sulmonin edhe Rusinë, por e rëndësishme për t’a t'i tërheqin, që Sërbinë t’a provokojnë që Sërbia të bëjë diçka që NATO të ndërhyjë dhe Sërbia të thyhet”, theksoi presidenti.
Ky i fundit shton se nëse Sërbia do të bënte diçka të tillë dhe eventualisht do t'i përgjigjej thirrjeve haptazi të djeshme për luftë, NATO do të përfshihej.
Thekson se dje Sërbia ishte qartësisht e markuar, e targetuar dhe se është e qartë çka duhet të jetë përgjigja dhe ky të jetë fundi thelbësor dhe final i Sërbisë.
“Dhe vetëm atëherë do të mund të kënaqeshin sepse atëherë do të mund të thoshinin se Ballkani është i paqtë derisa Sërbia nuk është mirë dhe është mirë vetëm përderisa i plotëson të gjitha dëshirat e tyre, nuk do të ketë paqe në Ballkani”, thekson ai.
Duke komentuar deklaratën rreth implementimit për miratimin e Rezolutës dhe nisjen e implementimit të saj, Vuçiq thotë se e ka kundërshtuar pikërisht sepse kanë thënë se në Rezolutë nuk ka asgjë për t'u zbatuar, se është vetëm deklaratë për vlerat e qytetëruese.
“Ndërkohë, kuptuam se kur dikush miraton ndonjë rezolutë për Jasenovacin, ajo është goditje ndaj Europës dhe se nuk është akt civilizues dhe është e qartë se sipas fjalëve të Franjo Tugjmanit në Jasenovac u vranë 30,000 deri në 40,000 njerëz” thotë ai.
Duke i’u përgjigjur akuzave për politikë shtetmadhështore në Beograd, thotë se bazohet në atë çka Sërbia çdo herë në 12 vitet e fundit ka theksuar se njeh integritetin territorial të B&H, por edhe respekton Marrëveshjen e Dejtonit dhe respekton dhe entitetin e Republikës Sërbe.
"Menduat se deri në fund do të shembnit Dejtonin, por u shfaq Vuçiq ku guxoi të thotë se nuk mund të jetë ashtu siç e keni menduar. Politika ime është e madhe për ekonominë, rritjen, por këtë nuk mund t’a kuptoni" tha ai.
Sikurse thotë me implementimin e rezolutës së Srebrenicëës, dëshironin të sillnin deri në zhdukje Republikën Sërbe të Bosnjës dhe Sërbinë dhe të fusnin Sërbinë në konflikt me NATO.
Thekson se tek NATO ka të zgjuar dhe nuk do të pajtohen me këtë dhe se sërbët janë të mençur.
Duke thënë se duan t'i thonë Sërbisë se janë shumë më të fortë, Vuçiq thotë se nuk do të flasë në këtë mënyrë.
“Ne nuk do luftojmë ndaj jush, ne nuk do luftojmë ndaj boshnjakëve dhe ky është mesazhi im për mbarë boshnjakët, do të japim gjithçka nga vetja për të shmangur këtë, shpresoj se nuk do të fiket Republika Sërbe e Bosnjës dhe nuk do të vrisni sërbët. Ne nuk do të biem pre e provokimeve dhe nuk dua të flas përditë sesa e fortë është industria ushtarake sërbe sesa e B&H, e Kroacisë është e fortë, por B&H është larg kësaj. Nuk dua të mendoj rreth këtyre pasi nuk bëhet fjalë për autostrada” ka thënë Vuçiq.
Duke komentuar përvjetorin e betejës së Kozarës në të cilën morën pjesë dhe kadetët e Ushtrisë së Sërbisë të paarmatosur, Vuçiq thekson se dhe vetë ministri i punëve të jashtme të B&H Elmedin Konakoviq tha se gjithçka është bërë në përputhje me ligjet e B&H.
Kur është fjala rreth akuzave se nga Sërbia nuk u tregua keqardhje ndaj viktimave të Srebrenicës, Vuçiq kujton se para nëntë vitesh si kryeministër i Sërbisë e bëri këtë.
"Ne treguam devotshmëri, i’u shpreha keqardhje nënave të Srebrenicës dhe mezi mbijetova. Pata mjaftueshëm krenari të shpëtoja kokën dhe kush ishte atëherë aty nuk mund të bëjë shaka me këtë", tha ai.
Pyetjes së gazetarit për të komentuar deklaratën e kryetares së "Nënës së Srebrenicës" Munire Subashiq se mund të presë dënim nga Allahu pasi Sërbia nuk i’u bashkua Rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq tha se si asaj dhe të tjerëve që i mbijetuan humbjeve kaq tragjike i shpreh ngushëllime por nuk e kupton se përse duhej që t’i përmendte fëmijët e tij.
"Dhe për atë që Allahu të më ndëshkojë, faleminderit për këtë, unë për këtë fjalë të rëndë për nënën që përjetoi kaq fatkeqësi të rëndë, nuk dua të flas. Nuk jam aq shumë besimtar i madh, por do t'i lutem Zotit që ky lloj mallkimi të mos ketë lidhje me fëmijët e mij, pasi fillimisht u tha se nuk jam vet Vuçiq, do të kesh fëmijë dhe nipër e mbesa, e pastaj fëmijëve u uroi gjithë të mirat. Atë nëse Allahu do të më ndëshkojë varet nga Zoti e jo nga Munira Subashiq”, tha Vuçiq.
Duke i’u përgjigjur deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë në B&H Kristofer Shmit se në Deklaratë parashikohet e drejta e shkëputjes së Republikës Sërbe, Vuçiq thotë se bëhet fjalë për gënjeshtër famëkeqe.
Në çdo rast, sikurse thotë, nuk mund të mendosh që Shmit të thotë se aty ka diçka çka është thënë kundër tij.
"Tashmë thuhet se mbështetet e drejta për shkëputje. Ndoshta diçka është shkruar në draft, por nuk ka të tillë në akt. Thonë se rezoluta e Srebrenicës është keqkuptuar, por rezoluta për Jasenovacin nuk është keqkuptuar. Si janë këto arshina të dyfishta, e pastaj keni vend në BE që të thotë se rezoluta për Jasenovacin la në hije Rezolutën për Srebrenicën, megjithëse Jasenovaci dhe Srebrenica nuk janë të krahasueshme. Kjo është hipokrizi e pabesueshme", tha ai.
Thotë se dje i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Zaracin, ka thënë se nuk ka asgjë kundër sërbëve dhe as kundër Sërbisë, por që në Srebrenicë ndodhi genocid.
“Gjithçka është legjitime, por kur është fjala për sërbët dhe Sërbinë dhe një muaj më parë më sigurove se nuk ka lidhje me Sërbinë dhe as me sërbët. Si e kujtove tani se kishte të bënte me sërbët dhe Sërbinë, kur deri para nje muaji na thoshe se nuk ka lidhje me fajin kolektiv, pasi askush nuk permend emra, të ndihmoi kush apo e mendove vetë. Zaracin është inteligjent vetë e ka menduar por tregoi qëllimin e qartë që një muaj më parë”, tha Vuçiq.
Vizita në Egjipt
Vuçiq tha se nesër dhe pasnesër do të shkojë për vizitë në Egjipt ku do të ketë bisedime dypalëshe me presidentin egjiptian Al Sisi ndërsa pas kësaj pret të vizitojë Londrën në takimin e Unionit politik europian më 17 dhe 18 në të cilën do të marrin pjesë dhe të gjithë liderët europianë ndërsa më 19 pret vizita të mëdha në Sërbi.
Pas kësaj e presin aktivitete të rëndësishme ekonomike.
"Kjo do të jetë një verë në të cilën duhet t'i vendosim gjërat në vend për të bërë të qartë se nuk po përballemi me pengesa, por që në mënyrën më të mirë të hapim rrugën drejt së ardhmes për qytetarët tanë" tha ai.
Çfarë ka me viktimat në Bratunac, ajo çka u është bërë ndaj sërbëve
Vuçiq theksoi se Perëndimi nuk i shikon njësoj krimet e kryera ndaj sërbëve në raport me popujt e tjerë të ish Jugosllavisë.
“Pyetja për të ashtuquajturën bashkësi ndërkombëtare është se çfarë ka me viktimat në Bratunac, ajo çka u është bërë sërbëve, pasi aty nuk keni shkuar të vendosni lule apo kurorë apo për ju jetët njerëzore nuk vlejnë njësoj”, ka thënë Vuçiq.
Presidenti i Sërbisë më pas lexoi dëshmitë e ushtarëve myslimanë të cilët folën për krimet e kryera ndaj sërbëve nga ish-komandanti i Armatës së B&H Nesar Oriq.
Lexoi se dëshmitari pretendon se e ka parë "me sytë e vet" se si Oriq theri me thikë dy ose tre persona dhe i hodhi në varr. Gjithashtu, atëherë tha dëshmitari, u vranë edhe dy meshkuj.
Sipas dëshmisë së dëshmitarit, gjithsej pesë meshkuj me uniformë u vranë dhe u hodhën në varr.
“Sulmi ndaj Fakoviqit është luftë e paimagjinueshme” tha dëshmitari i lexuar nga Vuçiq.
Sipas dëshmisë së mëtejshme në Fakoviq, pjesëtarët e ushtrisë myslimane vranë një grua, duke i’a prerë fillimisht gishtin për së gjalli dhe më pas i’a hoqën unazën, pas së cilës u godit për vdekje me thikë në stomak.
Të burgosurit e tjerë nga Fakoviq, tha dëshmitari, u therën dhe u vranë.
Vuçiq pas leximit të deklaratës së dëshmitarit, shtroi pyetjen "Ndërsa për këtë askush nuk është fajtor apo përgjegjës?"
Tha se Sërbia moralisht dhe ligjërisht dënoi vrasësit në Srebrenicë, por që askush nga Perëndimi nuk ka kërkuar dhe folur për drejtësi për krimet e kryera ndaj sërbëve.
Pavarësisht nga e gjithë kjo, Vuçiq ka thënë se për Sërbinë e rëndësishme është që “gjëra të tilla kurrë mos të përsëriten".
"Do të ruajmë paqen dhe aq më tepër që këto gjëra të tmerrshme t’i lejojmë që të ripërsëriten" tha ai.
Shprehu kënaqësinë çka Sërbia tregoi qëndrimin e vet dhe dëshmoi sesi lufton për të vërtetën në seancën e KB në Nju Jork.
“Nuk mund t'ju them se sa i lumtur jam çka i treguam njerëzimit se fuqitë e mëdha nuk mund t’a ndryshojnë të vërtetën dhe të akuzojnë një popull për atë çka ndodhi në ish-Jugosllavi” tha Vuçiq.
Ky i fundit tha se mediave do t'u prezantohet analizë e detajuar se si po shembet Marrëveshja e Dejtonit “vetëm për të shembur Republikën “Sërbe”.
Theksoi se udhëheqësia e Sërbisë është e përkushtuar si për popullin sërb ashtu edhe për atë boshnjak dhe se investon veçanërisht në qytetet sërbe ku jetojnë boshnjakët.
“Askush nuk guxon të prekë askënd vetëm se janë boshnjakë dhe për sa u përket sërbëve do të mbetem gjithmonë në anën e interesave kombëtare. Do të ruajmë paqen, nuk do të marrim pjesë në situata lufte dhe nuk do të luftojmë”, konkludoi Vuçiq.
0 komentet