Përse Osmani tashmë thërret SHBA për t’u përfshirë në hartimin e Statutit të BKS?
Pas më shumë se një dekade pas mospërmbushjes së detyrimit kyç të marrëveshjes së Brukselit nga autoritetet kosovare, formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe refuzimit këmbëngulës të kryeministrit Albin Kurti se kjo çështje në përgjithësi e merr në konsideratë, predsidentja Vjosa Osmani papritur temën e BKS e çoi në krye të axhendës politike të Prishtinës, duke i bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të përfshihen në hartimin e Statutit të Bashkësisë.
Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn janë asnjanës në këndvështrimin e këtij interesimi të papritur të Osmanit për BKS, veçanërisht duke pasur parasysh se thirrja e saj për ndihmë nga SHBA erdhi pas ngjarjeve tragjike në Banjskë, refuzimin e përfaqësuesve të autoriteteve kosovare për të vazhduar dialogun me Beogradin, si dhe përmes mesazhit se statuti duhet të jetë “në kornizën ligjore dhe kushtetuese të Kosovës” çka për t’a ishte guri kryesor për t’a zbardhur këtë çështje.
Manovra e Osmanit interpretohet edhe si një tjetër devijim i vëmendjes nga detyrimet e Prishtinës për të de-eskaluar situatën në veri, ndër të cilat një nga hapat kyç të insistuar nga BE dhe SHBA, është formimi i BKS, përveç tërheqjes së forcave speciale kosovare nga veriu dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat sërbe.
Deputeti i Kosovës në Kuvendin e Sërbisë Ljubomir Mariq ka thënë se angazhimi i Uashingtonit mund të japë rezultate në drejtim të formimit të BKS vetëm nën kushtin e zbatimit veçse të asaj që është parashikuar në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.
Mariq, i cili është dhe ish-koordinator i aktiviteteve të Ekipit Drejtues për hartimin e statutit të Bashkësisë së Komunave Sërbe, deklaron për Kosovo onlajn se “plani i implementimit definon se Ekipi Drejtues për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit do të jetë ai i cili do të hartojë statutin” dhe shton se ky dokument tashmë është prezantuar në Bruksel.
“Prandaj nuk ka nevojë që kushdo në cilëndo mënyrë të shkruajë ndonjë vepër letrare, sepse ne nuk jemi këtu për konkursin e punës më të mirë të nxënësve. Këtu bëhet fjalë për të ardhmen serioze të sërbëve dhe bëhet fjalë për faktin se ajo që u nënshkrua, për të cilën egziston garanci nga BE si nënshkruesi i tretë i të gjitha marrëveshjeve, duhet të zbatohet pikërisht ashtu siç është dakordësuar. Askush nuk mund dhe nuk duhet të jetë ndonjë nxënës që do të shkruajë vepër letrare në ndonjë konkurs nxënësish”, thotë Mariq.
Ky i fundit shton se përfaqësuesit e Prishtinës, të cilët gjithmonë e përmendin Kushtetutën e Kosovës, nën negocim, pra garancinë e BE, për aspektin e tyre marrëveshja ndërkombëtare e cila për t’a është detyruese.
“Pika e parë e planit të implementimit flet për harmonizimin, pra përgatitjen e kornizës ligjore dhe kjo është detyra e tyre e shtëpisë. Kur t’a bëjnë këtë, sigurisht që ai akt do t’a ketë bazën e vet në legjislacionin e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë” ka theksuar Mariq.
Ky i fundit vë në dukje se është e mirëpritur përfshirja e faktorit ndërkombëtar sesi të zbatojë marrëveshjet e dakordësuara dhe të nënshkruara në Bruksel.
"Ne sigurisht është domethënëse ndihma e kujtdo që është relevant, i fortë dhe me ndikim ndaj autoriteteve të institucioneve të përkohshme në Prishtinë që ata t’a zbatojnë marrëveshjen. Bashkimi Europian këtë deri më sot nuk ka arritur t’a bëjë ndonëse është garantues i marrëveshjeve të dakordësuara. Përfshirjen e SHBA në këtë drejtim për të bërë ekskluzivisht atë çfarë është nënshkruar dhe ashtu sikurse është nënshkruar në Bruksel, gjithmonë do t’a mirëpresim” tha Mariq.
Ky i fundit kujtoi se në përfshirjen aktive të faktorit ndërkombëtar dhe përmbushjen e detyrimve dhe formimin e BKS, bërën thirrje dhe përfaqësuesit e sërbëve të Kosovës, Qeveria e Sërbisë, si dhe presidenti Aleksandar Vuçiq si negociatori kryesor, sesi të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar në Bruksel në mënyrë që siç thuhet të dakordësuar.
“Pra, marrëveshja e parë e Brukselit, me një fjalë Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës e nënshkruar në vitin 2013 flet e gjitha pothuajse për formimin e BKS. Plani i implementimit apo siç e quajnë disa sot sipas disa marrëveshjeve të tjera kalendar, parashikon se pika e parë është harmonizimi i kornizave ligjore. Ajo që sigurisht Prishtina duhet të bëjë së pari dhe shpresojmë që edhe SHBA të shkojnë në atë drejtim në mbështetje dhe ndihmë për formimin e BKS, është harmonizimi i kornizës ligjore, pra krijimi i kushteve për zbatimin e pjesës së dytë të marrëveshjes dhe këto janë principet për themelimin e BKS ku flitet me detaje për të gjitha kompetencat dhe mënyra sesi do të funksionojë BKS” thotë Mariq.
Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike Millan Kërstiq vlerëson për Kosovo onlajn se me thirrjen e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani që SHBA të përfshihen në shkrimin e statutit të Bashkësisë së Komunave Sërbe, Prishtina po tenton t'ua atribuojë fillimin e kësaj çështjeje si bashkëpunim, nën kalkulimin se Uashingtoni mund të mbështesë BKS të jetë diçka e cila nuk është siç ishte menduar përmes marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015.
Megjithatë, Kërstiq thekson se Amerika në këtë moment është aktor, përfshirja e së cilës në procesin e negociatave mes Sërbisë dhe Kosovës do të ishte e dëshirueshme edhe për Beogradin.
“Pra që SHBA të përfshihet në ndonjë nivel më të lartë në vetë procesin negociator. Megjithatë nëse një mesazh i tillë, pra ftesa e ardhur nga Osmani, ky është një lloj perceptimi se Prishtina mund të ketë pamje fleksible nga Uashingtoni se çfarë duhet të jetë Bashkësia e Komunave Sërbe, sesa ka nga Brukseli”, beson Kërstiq.
Ky i fundit kujton se nga Brukseli u dëgjuan mesazhe të qarta se BKS duhet të themelohet në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
“Mendoj se amerikanët do të mbajnë të njëjtin qëndrim, por duhet theksuar se në këtë kuadër brenda administratës më komplekse dhe heterogjene amerikane egzistojnë qëndrime të ndryshme ndaj kësaj çështjeje dhe se Osmani dhe zyrtarë të tjerë në Prishtinë shpresojnë që në këtë moment, për shkak të gjithë këtyre ngjarjeve, të mund të merrnin dritën jeshile se me një lloj inicimi të themelimit të BKS, që në fakt nuk do të kishte qenë ajo që u iniciua në fillim, për ta ideja fillestare, do t'u 'rezervohej' sikur të kishin bërë lëshim nga ana e tyre” thotë Kërstiq.
Ky i fundit shton se me shumë mundësi tek ajo për të cilën Prishtina insiston në rolin e madh të Amerikës.
“Por, sërish e përsëris se kjo nuk do të thotë se Amerika do të merrte realisht qëndrim të tillë. Besoj se egziston indicie se do të ishte edhe në linjën e BE që është e qartë, se BKS duhet të formohet në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, të cilën ndër të tjera, kanë folur dhe Derek Sholle dhe Gabriel Eskobar dhe zyrtarë të tjerë në disa raste, kështu që besoj se do të vazhdojnë të jenë në këtë linjë” përmbylli Kërstiq.
Analisti Selatin Kllokoqi nga Demokracia plus beson se është reale që SHBA të përfshihet në hartimin e statusit të BKS dhe bën të ditur se kjo duhet të kishte ndodhur më herët.
“Duhej më herët të hartohej me SHBA ai statut pasi pothuajse asgjë nuk shkon pa Amerikën. Sado që BE të udhëheqë bisedimet, në fund vjen SHBA dhe më mirë të shkruhet me Shtetet e Bashkuara, e më pas të shkohet më tej në BE” thotë Kllokoqi për Kosova onlajn.
Ky i fundit beson se problemet që kanë Prishtina dhe Beogradi, si dhe dialogu nuk mund të zgjidhen pa SHBA.
Siç thotë ai, BE dhe SHBA punojnë në të së bashku, por rolin më të madh e luan Amerika sepse Uashingtoni është ai që sipas Kllokoqit mund të gjejë zgjidhje si për Kosovën ashtu edhe për Sërbinë që do t'u hapte rrugën për t’u bërë anëtare të BE.
"SHBA e shikojnë si Sërbinë dhe Kosovën si anëtarë të ardhshme të BE dhe aleancës së NATO. Kjo është më e mira për Kosovën dhe Sërbinë, më e mira dhe për stabilitetin. Se sa e vështirë është për Sërbinë që të shkojë deri tek kjo, kjo është gjë tjetër. Por mendoj se ka njerëz të arsyeshëm në Sërbi që e dinë se, pavarësisht nga lidhjet tradicionale me Rusinë, duhet të shkojë me Europën dhe pothuajse të gjithë anëtarët e BE janë gjithashtu anëtarë të NATO dhe në Europë nuk ka pasur luftë pothuajse për 100 vite për shkak të kësaj aleance ekonomike dhe sigurisë” ka thënë Kllokoqi.
0 komentet