Guxhiq: Seanca e KS të KB nuk do të japë konkluzion, Kosova mbetet kampione në mospërmbushjen e detyrimeve
Analisti Aleksandar Guxhiq ka thënë se raporti i Unmik për Kosovën i cili dje u prezantua në seancën e Këshillit të të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të ishte më i ashpër, ndërsa Kosova donte t’a shfrytëzonte këtë mundësi dhe tek aktorët ndërkombëtarë ku të “zgjonte emocione”. Megjithatë beson se seanca në KS të KB nuk do të japë konkluzion dhe se Prishtina do të vijojë të jetë “kampione në shmangien e përmbushjes së detyrimeve të marra”.
“Raporti i Unmik që u prezantua dje në Kombet e Bashkuara ishte në version të butë, përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara u njoftuan rreth problemeve me të cilat ballafaqohen sërbët në Kosovë prej dekadash. Përsa i përket fjalimit të përfaqësuesve të Sërbisë dhe Kosovë, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe presidentja Vjosa Osmani, qëndrimi ishte kryesisht i njëjtë. Fjalimi i përfaqësuesve u karakterizua me akuza të ndërsjellta. Kosova dëshironte të shfrytëzonte seancën e mbrëmshme dhe zgjoi emocione tek përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, duke sjellë gra që ishin viktima të përdhunimeve, nëse më pyesni kjo nuk ishte e nevojshme. A egzistojnë në Kosovë gra të dhunuara seksualisht gjatë luftërave të vitve ’90, a është kjo për t’u dënuar-po. A duhet të punojmë në atë që ata që i kanë kryer këto krime të dënohen, qofshin ata nga pala sërbe apo shqiptare-po” ka thënë Guxhiq. .
Sipas fjalëve të këtij të fundit, seanca e djeshme e KS të KB nuk do të japë përfundime dhe Prishtina do të vijojë të jetë jo kampione e demokracisë, siç tha Osmani, por kampione në shmangien e përmbushjes së detyrimeve të marra.
“Prishtina gjatë këtyre viteve me politikën e mospërmbushjes së detyrimeve të marra, do të sillte deri në perfeksion. Sa vite kemi pritur që BKS të zgjidhë ndonjë problem egzistencial të sërbëve? Kjo nuk po ndodh. Përkundrazi, Prishtina ndërmerr hapa të njëanshëm që vendosin në pikëpyetje egzistencën ekonomike të sërbëve, duke bërë perfektësisht të pakuptimtë ligjet e shkruara të cilat egzistojnë dhe mendoj se kjo do të vijojë edhe në të ardhmen. Presim hapin e mëpasshëm të institucioneve në Prishtin” shtoi Guxhiq.
Ky i fundit mendon se Vuçiq gjatë prezantimit në Kombet e Bashkuara mundi që raportimin e Unmik t’a përmbushte dhe prezantonte probleme reale të sërbëve. Thekson se diplomatët ndërkombëtarë janë informuar rreth problemeve të sërbëve në Kosovë, por kjo nuk do të sjellë deri në përmirësim e situatës në të cilën ndodhen.
“Përfaqësuesi i Rusisë në KS të KB vuri në pah të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen sërbët e Kosovës, besoj dhe se diplomatët ndërkombëtarë janë informuar rreth këtyre problemeve. A do të sjellë kjo deri në përmirësimin e pozitës së sërbëve, nuk e besoj pasi ashtu sikurse e kam thënë, elitat politike në Kosovë kanë treguar se janë kampionë të mospërmbushjes së detyrimeve të marra. Vetëm në Kosovë i keni përshkruar në mënyrë perfekte ligjet europiane që në praktikë nuk zbatohen”, konkludoi Guxhiq.
0 komentet