Hargreaves për ndalimin e Listës Serbe: KQZ duhet të punojë sipas ligjit, jo në bazë të interesave politike
Burim: gov.uk
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar kandidaturën e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në një postim në Facebook, Hargreaves i kërkoi KQZ-së që procesi zgjedhor të zhvillohet në bazë të procedurave të duhura ligjore dhe jo në bazë të interesave politike.
“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që procesin zgjedhor ta zhvillojë me integritet dhe në bazë të procedurave të duhura ligjore dhe jo të interesave politike. Presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të vlerësojnë certifikimin e Listës Serbe sipas zbatimit gjithëpërfshirës, transparent dhe të vendosur të rregulloreve përkatëse”, ka shkruar ai.
komentet