Heqjen e kërkesës së Kosovës nga rendi i ditës në Këshillin e Evropës e mbështetën edhe deputetë nga Britania e Madhe dhe Gjermania
Ndër anëtarët e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të cilët sot votuan për heqjen nga rendi i ditës të kërkesës së Kosovës për të marrë statusin e mysafirit special në APKE, sipas informacioneve të Kosovo online, ishin edhe dhjetë deputetë nga vendet që e njohin Kosovën, përfshirë dy nga Britania e Madhe, Riçard Baker dhe Don Tuf, si dhe një nga Gjermania, Andrej Hunko.
Për heqjen e kërkesës së Kosovës nga rendi i ditës, ndër 21 deputetët, ishin edhe anëtarët e delegacioneve të vendeve që e njohin Kosovën nga Hungaria – Zolt Nemet, Austria – Martin Graf, Suedia – Borjana Aberg, Portugalia – Rikardo Karvalo, Italia – Bergamini Debora dhe Elizabeta Gardini, si dhe nga Lituania – Brute Vesajte.
Nga deputetët e vendeve që nuk e njohin Kosovën, votën e tyre për të mos e përfshirë kërkesën e Kosovës në rendin e ditës e dhanë: Pablo Hispanj, Guteresh Lemones, Gonzalo Robles dhe Guteresh Prieto nga Spanja, Sorin-Titus Munkaçu dhe Titus Korlaten nga Rumania, Nikos Tornaritis dhe Georgi Lukaides nga Qipro, Miroslav Vujiçiq nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe anëtarët e delegacionit serb Bilana Pantiq Pila dhe Dunja Simonoviq Bratiq.
Në delegacionin serb ishin gjithashtu Aleksandar Mirkoviq dhe Ellvira Kovaç, të cilët ndihmuan në arritjen e këtij rezultati të votimit, por nuk kishin të drejtë vote.
Në anën tjetër, ndër dhjetë anëtarët e Komitetit që votuan për ta mbajtur kërkesën e Kosovës në rendin e ditës, kishte edhe deputetë nga vende që nuk e njohin Kosovën, si Jullijan Bulaj nga Rumania dhe Jellisaveta Jasko nga Ukraina.
0 komentet